Hodhi pak metra katror beton në një plazh në Greqi, veprimi qytetarit shkakton reagim të madh publik

schedule12:27 - 21 Prill, 2021

schedule 12:27 - 21 Prill, 2021

Një person në Greqi ka hedhur beton në një zonë bregdetare, në mënyrë të paligjshme.

Ky veprim nuk është pritur aspak mirë nga qytetarët dhe autoritetet, duke e cilësuar si një shkelje të papranueshme. Ngjarja që ka ndodhur në plazhin shkëmbor në Kissamos perëndimore.

Ndërtimi nuk arriti ka vijuar më tej, pasi ka pasur një reagim të madh qytetar kundër, dhe ndërhyrja e Autoritetit Portual ka qenë e menjëhershme. Tashmë ka nisur dhe një procedurë ligjore ndaj personit që do të ndërtonte në bregdet.

Nga ana tjetër, në vendin tonë, ndërtimi i pallateve dhe hoteleve në breg të detit në mënyrë të paligjshme është bërë krejtësisht normale dhe nuk shkakton asnjë lloj reagimi, qoftë nga qytetarët apo autoritetet.

Ndoshta kjo është dhe arsyeja pse, Shqipëria, nuk ka aq potencial turistik sa fqinji ynë, që ruan me fanatizëm bregdetin nga ndërtimet./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!