Hodhi një lëndë në Kuvend/ Përjashtohet nga seanca deputetja demokrate Elda Hoti

schedule10:29 - 17 Tetor, 2024

schedule 10:29 - 17 Tetor, 2024

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti është përjashtuar nga punimet e Kuvendit. Ajo hodhi një lëndë tek rreshti i vet, ndërsa kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali kërkoi të verifikohet se çfarë ishte ajo.

Krahas zhurmës dhe kaosit në seancë, deputetë e PD-së, të cilët janë përjashtuar kanë vijuar përplasjet me punonjësit e Gardës së Republikës jashtë godinës.

Ata kanë tentuar disa herë të kalojnë gardhin metalik, i cili është vendosur para godinës së Kuvendit për të penguar hyrjen në seancë të 24 ligjvënësve demokratë, të përjashtuar për aktet e tyre të dhunshme dhe djegies së karrigeve të Kuvendit./ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!