Hodhi cigaren e ndezur dhe dogji tokat e mbjella të 2 personave, në pranga 43-vjeçari në Cërrik

schedule13:31 - 5 Shtator, 2023

schedule 13:31 - 5 Shtator, 2023

Një 43 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Cërrikut pasi akuzohet se ka ndezur zjarr dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë.

Sipas policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Lumas në Cërrik, ku dyshohet se ky shtats nga pakujdesia (hedhja e një cigareje të ndezur), ka ndezur zjarr në tokën e tij, dhe nga përhapja e flakëve, janë djegur disa sipërfaqe të mbjella, në pronësi të 2 shtetasve të tjerë.

Ndërkaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon sërish për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarr, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht. Gjithashtu, i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të zjarrvënies, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e zjarrit dhe për procedimin penal të shtetasve përgjegjës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!