Hodhi akuza të rënda ndaj saj, Britney Spears refuzon të takojë të ëmën pasi fitoi lirinë

schedule21:57 - 16 Nëntor, 2021

schedule 21:57 - 16 Nëntor, 2021

Pak javë para se të fitonte lirinë e plotë nga kujdestaria që e kishte privuar në shumë gjëra për 13 vite me radhë, Britney Spears hodhi akuza të rënda ndaj mamasë së saj, se në fakt, kishte qenë ajo ideatorja e kësaj marrëveshjeje. Në postimin, të cilin e fshiu pak çaste më vonë, këngëtarja i drejtohej së ëmës me fjalët: “Ju e dini saktësisht se çfarë keni bërë“.

Ron Galella Archive - File Photos 2010

“Babai im mund të ketë filluar kujdestarinë 13 vjet më parë… por ajo që njerëzit nuk e dinë është se nëna ime është ajo që i dha atij idenë. Ajo më shkatërroi fshehurazi jetën …“, shkroi mes të tjerash ikona e muzikës pop. Tani, që gjykata vendosi në favor të saj, duke e liruar nga “hekurat” e kësaj marrëveshjeje, këngëtarja refuzon ta takojë mamanë, Lynne Spears.

“Disa javë para përfundimit të kujdestarisë, Lynne fluturoi për në Los Angeles duke u përpjekur të rilidhje me Britney-n. Por Britney as nuk e la Lynne në shtëpinë e saj. Ajo është e zemëruar me të. Lynne u përpoq për disa ditë të përpiqej ta vizitonte, por Britney thjesht nuk e lejoi atë.”, thanë burimet pranë saj. /abcnews.al