Ish-banorja e “Big Brother”, Gerta Shino i ka dhënë fund beqarisë. Ka qenë vetë Gerta e cila e ka bërë me dije lajmin përmes një postimi në Instagram, ku shprehet se është martuar me partnerin e saj, Florent Avdulahin.
Ajo që ka tërhequr vëmendjen gjithashtu është dhe veshja e Gertës. Edhe pse jo e zakonshme për një nuse, Gerta ka zgjedhur të vijë me një diçka krejt ndryshe në këtë ditë speciale, duke sjellë portretin e një çifti mjaft modern.
Krahas fotos që ka publikuar së bashku me bashkëshortin, Gerta shkruan: “Ne hodhëm një hap drejt Marriedland. U martova me dashurinë e jetës time dhe nuk mund të isha më e lumtur.”
View this post on Instagram
We took a step in Marriedland????? Married to the love of my life and I couldn’t be happier ?
Florenci dhe Gerta janë një ndër çiftet shqiptare më të ndjekur në Youtube, ku ndajnë shpesh gjëra rreth jetës personale dhe eksperiencave të përditshme. /abcnews.al/