Nëse rreth 20 vjet më parë kur mësoi se ishte infektuar me HIV, Olimbi Hoxhaj fliste me kurriz dhe emër të ndryshuar sot është kthyer në zërin e të gjithë atyre që po përballen me këtë virus. Ishte një thirrje e brendshme ajo që e bëri të dilte publikisht.
“Pyetja që kam bërë në vitin 2003 ka qënë pse vdesin personat nga hiv në Shqipëri. pse nuk ka antiretrovirale. kur unë arrita të ktheja nga vdekja një nga fëmijët e mijë përmes antiretroviralëve kjo ishte nje thirrje e brendshme e bera në kujtim të asaj që kisha me të shtrenjtë bashkëshoritt të ndjere e pse duhet te kisha 20 vjet që të ccojë lulë ne varreza e sot do të kishim një jetë krejt tjetër unë nuk do përballesha me gjithë këto probleme”
Në Shqipëri edhe në vitin 2023 stigma mbetet në nivele shumë të larta.
“Nëqoftëse 9 nga dhjetë persona të diagnostikuar nuk e ndajnë statusin e tyre me persona të famljes do të thotë që efekti i stigmës eshtë akoma shumë i lartë, kur është brenda anetërve të familjes mendo si mund te jetë në marrëdheniet sociale apo ato të punës”
Me HIV tashmë mund të jetosh normalisht dhe të krijosh familje, por prej turpit shumë persona po shkojnë vonë tek mjeku duke përhapur virusin e u privuar kështu jo vetëm nga të lënit pasardhës, por dhe nga jeta.
“15 vdekje në total, 8 raste të reja, cka do të thotë paraqitn e vone të tyre.. duke qenen të stigmatizuar tentojnë të mos shkojnë në kliniken ambulaore të marrin mjekim shton mundësinë e infektimit të personave të tjerë dhe është vërtetuar shkencërisht nëse një person i infektuar me hiv ka një ngarkesë të padedektuar nuk mund të infektojë përsonat e tjerë”
Në vendin tonë këtë vit janë zbuluar 113 të infektuar të rinj mes tyre dy janë fëmijë të cilët mjekët në Institutin e Shëndetit Publik thonë se e kanë marrë HIV-in nga nëna.
“Kur flasim transmetim veritkal janë fëmijët e diagnostik mendohet se nuk është bërë diagnostikim në shtatëzani të nënes kemi evidentimin e dy rasteve permes transmetimi vertikal”
Rruga transmetuese dominuese ne vendin tonë është ajo seksuale
Në ditën botërore të luftës kundër HIV/ AIDS mjekët tregojnë se ndër rastet e reja dominojnë meshkujt në raport me femrat, përkatësisht 87 me 26 duke ccuar numrin e personave të diagnostikuar me HIV në Shqipëri 1716 që prej vitit 1993 kur u zbulua dhe rasti i parë./abcnews.al