Hit i garantuar, dueti mes Dafinës, Ledrit dhe Lumi B thyen rekord në vetëm pak orë

schedule11:40 - 2 Korrik, 2020

schedule 11:40 - 2 Korrik, 2020

Ditën e djeshme u publikua një prej bashkëpunimeve më premtuese të kësaj vere. Kënga “Aman” ka bërë bashkë Dafina Zeqirin, Ledri Vulën dhe Lumi B, artistët më të suksesshëm të momentit në tregun muzikor shqiptar.

Kënga është pëlqyer shumë nga publiku, pasi nuk kanë kaluar akoma as 24 orë nga lançimi, ka arritur të marrë më shumë se 800 mijë klikime në Youtube. Ata erdhën me një klip të veçantë, të kombinuar më së miri, por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte padyshim look-u i Dafinës.

Megjithatë, imazhi i saj i kuruar deri në detaj përcjell një mesazh të rëndësishëm, të cilin na e ka zbuluar grimeri Arbër Bytyqi. “Unë dhe Dafina Zeqiri erdhëm me idenë që të përfshijmë ngjyrat më cool të ylberit dhe të festojmë këtë pamje në nderim të muajit të krenarisë së LGBT”, është shprehur Bytyqi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!