Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Historinë e kemi kundër/ Kombëtarja ka një bilanc mjaft negativ ndaj rivalit të sotëm

schedule12:41 - 26 Mars, 2026

schedule 12:41 - 26 Mars, 2026

Kjo është arsyeja që themi gjithmonë se jemi ekip i vogël.

Në futboll nuk llogaritet vetëm ajo që bëm sot, por edhe cili ke qenë dikur, dhe bilanci historik krijon ide më të saktë për raportin me kundërshtarët.

Kombëtarja shqiptare ka të kaluar në përgjithësi të vështirë ndaj rivalit të sotëm, Polonisë, sidomos në fushë kundërshtare.



Në Varshavë, në Horzhov, në Mielec, në Shçecin e sërish dy herë në Varshavë, kemi pësuar 6 humbje dhe kemi marrë vetëm një barazim.

Suksesi I vetëm ishte në 31 tetor 1984, me shifrat 2-2 kur ndaj ekipit të tretë në botë shënonin Bedri Omuri dhe Agustin Kola.

Edhe golaverazhi flet vetë, me 4 gola të shënuar dhe plot 14 të pësuar.

Bilanci total është disi më ndryshe kur kemi luajtur në Tiranë apo një herë në fushë asnjanëse, por përsëri është negativ.

Që nga viti 1949 e deri më sot, ndaj Polonisë kemi luajtur 15 herë, kemi fituar dy ndeshje, që të dyja në kryeqytetin tonë me shifrat 2-0, dhe kemi dalë tri herë barazim.

Natyrisht, e kaluara jo gjithmonë është përcaktuese për të tashmen apo të ardhmen, por gjithsesi edhe kjo shpjegon se përse polakët cilësohen favoritë, përveçse që luajnë në shtëpi dhe kanë ekip besohet më cilësor.

Sidoqoftë, me shpirtin e vitit 1984, që për ne nuk ishte aq oruellian në këtë aspekt, mundet edhe që t’ia dalim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!