Italia regjistron një historik të trishtë të shembjes së urave këto pesë vitet e fundit, me viktima dhe të plagosur. E ndërkohë shembja e urës në Xhenova po hetohet si vrasje e shumëfishtë.
Ndërkohë që ekipet e emergjencës ende po përpiqen të gjejnë viktima, polemika po shtohen në Gjenovë. Të martën, rënia e papritur e Urës Morandi, një strukturë prej betoni prej 1.18 km të gjatë, hodhi rreth 35 makina dhe disa kamionë në një vakuum të lartë prej 45 metrash. Kjo lloj infrastrukture ka një histori të zezë në Itali gjatë këtyre pesë viteve të fundit.
6 gusht 2018
-Një shpërthim i një cisterne nafte shkatërroi një rrugëdalje pranë Bolonjës. Autocisterna shpërtheu në 6 gusht në periferi të Bolonjës. Si pasojë e shpërthimit, në vendgjarje u shemb një urë duke vrarë një person dhe plagosur 145 të tjerë.
2017, tre rënie të urave në një vit
-Në janar 2017, një urë ra në Kalabri pa asnjë viktimë. Dy muaj më vonë, rënia e një ure në autostradën pranë Ankonës në Italinë qendrore la dy të vdekur dhe dy të plagosur. Dy viktimat ishin një çift makina e të cilëve u shtyp nga rënia e strukturës. Të dy të plagosurit, ndërkohë, ishin dy rumunë që punonin në urë.
-Seria e zezë vazhdon në prill, me një rënie tjetër të një rrugëdalje në Cuneo, në zonën e Piemontes. Struktura u përurua në vitet 2000. Për fat të mirë, askush nuk po kalonte urën në kohën kur ajo u shemb.
-Në 28 tetor 2016, në autostradën midis Milanos dhe Lecces, bie një tjetër urë. Një burrë humb jetën dhe pesë të tjerë u plagosën, duke përfshirë tre fëmijë. Agjencia Italiane e Menaxhimit të Autostradave (Anas) kishte lajmëruar autoritetet lokale tre orë përpara tragjedisë, duke kërkuar në mënyrë të përsëritur që të bllokonin përdorimin, pasi sipas tyre ura ishte në kushte shumë të këqija.
-Në 10 prill 2015, një rrëshqitje e tokës shkatërroi një këmbë të një ure në Siçili.
-Incidenti i ndodhur pranë Palermos shkaktoi dëmtim të pjesshëm të urës dhe fatmirësisht nuk pati viktima. Ndërsa më herët, po në janar të 2015-s u shemb në Siçili një urë e cila kishte vetëm 2 javë që ishte inauguruar. Ura lidhte Palermon me Catanian në Siçili. Ngjarja provokoi zemërimin e banorëve dhe deri në nivelet më të larta të qeverisë, ndërsa projekti kushtoi më shumë se 13 milionë euro.
Ndërsa në 7 korrik të 2014 ra një pjesë e urës Petrulla në Siçili pa shkaktuar viktima. Ndërtimi edhe në këtë rast ishte i kohëve të fundit.
Në nëntor 2013, Sardenja u godit nga moti i keq që vrau 16 persona në të gjithë ishullin. Midis tyre, dy fëmijë humbën jetën si rezultat i një mbytjeje të shkaktuar nga shkatërrimi i një ure në qytetin e Monte Pinu në veri. Sipas Corriere della Sera, një polic gjithashtu humbi jetën në rënien e një ure mbi rrugën që lidh Oliena me Dorgalin, në Sardenjën qendrore./abcnews.al