Notarja Emma McKeon ka hyrë në historinë e Lojërave Olimpike. Notarja australiane ka arritur të fitojë plot 7 medalje në Tokio 2020, duke u bërë sportistja e dytë në histori që arrin një sukses të tillë.
27-vjeçarja garoi në 7 disiplina të ndryshme në garat e notit, duke fituar 4 medalje ari dhe 3 bronzi në një Olimpiadë të vetme. Një gjë të tillë e ka bërë më parë vetëm gjimnastja sovjetike Maria Gorokovskaja, e cila arriti këtë sukses në vitin 1952.
McKeon tregoi një formë të shkëlqyer në finalen 50 metra për femra duke thyer Rekordin Olimpik me një kohë prej 24 sekondash.
Në Rio 2016, notarja australiane fitoi vetëm një medalje ari, ndërsa në Tokio arriti të hynte në histori. Me 9 medalje ne total në Olimpiadën e Tokios, Australia mban vendin e dytë në garat e notit, pas SHBA me 11 tilla. /abcnews.al