Historike në Champions League, një femër gjykon Juventusin

schedule08:53 - 1 Dhjetor, 2020

schedule 08:53 - 1 Dhjetor, 2020

Hera e parë në histori. Një arbitre femër do të drejtojë një ndeshje të Champions League të mërkurën. Sektori i gjykimit në UEFA ka vendosur që Stephanie Frappart të vendosë drejtësi në përballjen e Juventusit kundër Dynamo Kyiv.

Spanjollja ka mbërritur në Torino dhe tashmë janë konfirmuar edhe ndihmësit e saj, Hicham Zakrani dhe Mehdi Rahmouni, kurse Karim Abed do të jetë gjyqtar i katërt. Benoit Millot është i përzgjedhur për VAR-in.

Juventus-Dynamo Kyiv është programuar të luhet nesër prej orës 21:00, ndërkohë që bardhezinjtë e kanë siguruar kalimin në raundin tjetër të Champions League. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!