Historike/ Enea Jorgji vendos drejtësi në “finalen” e parakohshme të Conference League

schedule14:16 - 5 Mars, 2024

schedule 14:16 - 5 Mars, 2024

Një katërshe arbitrash shqiptarë në një ndër ndeshjet më të rëndësishme të mesjavës në Europë. Sfida, Ajax-Aston Villa, e vlefshme për fazën e 1/16-ve, të UEFA Confernece League, mbrëmjen e kësaj të enjteje do të drejtohet nga Enea Jorgji, me arbtirin nga Elbasanasi, që do të ketë si asistentë Ridiger Çokaj dhe Denis Rexha, ndërkohë që arbitër i katërt do të jetë Eldorjan Hamiti.

Një katërshe shqiptare në një sfidë të rëndësisë maksimale dhe mbi të gjitha që përball dy klube me histori. Padyshim që do të jetë një përgjegjësi por edhe krenari e madhe për Jorgjin, një sfidë në stadiumin legjendar, “Johan Cruijff Arena”, me skuadër pritëse një emër të madh të futbollit europian, “Harkëtarët” e Ajax.

Padyshim që për katërshen shqiptare është një vlerësim i jashtëzakonshëm nga organet e UEFA-s, konfirmim i një rritjeje të vazhdueshme, por për Enea Jorgjin mund të konsiderohet edhe një kulm i karrierës, i cili këtë sezon ka drejtuar me sukses edhe sfida teknikisht të një niveli më të lartë, në grupet e Champions Leaguem, si ajo mes zviceranëve, të Young Boys e “Demave” gjermanë, të RB Leipzig. /i.m /abcnews.al

Konfirmimi nga UEFA:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!