Historiania Nika: Në arkiv nuk mund të punojë kushdo, aty ruhet kujtesa e kombit

schedule20:44 - 21 Maj, 2019

schedule 20:44 - 21 Maj, 2019

E ftuar në Mbrëmje ABC me Mirela Milorin, ka qenë historiania Nevila Nika. Nika ka folur për ngjarjen më të fundit të ndodhur në arkivin e shtetit ku një vulë 400 vjeçare ka humbur ose është vjedhur.

Objekti është cilësuar me rëndësi të veçantë historike dhe i përket një fermani të Manastirit të Kamenës, që ndodhet mes Delvinës dhe fshatit Kakodhiq. Sipas Nikës vula është një singjil i dokumentit e cila i përket shekullit të 17-të.

E pyetur nga gazetarja Mirela Milori se si mund të ndodhë një ngjarje e tillë dhe nëse është vjedhur për tu shitur, historiania Nika u përgjigj:

Përkufizimi i arkivit historik është se aty ruhet kujtesa e kombit pra pjesa më e rëndësishme e një kombi. Ne kemi patur fatin të grumbullojmë në arkivin qendror kujtesën e kombit. Shqipëria ka thesare. Kjo është hera e parë që ndodh një ngjarje e tillë në atë institucion. Asnjë dëm nuk ka pësuar arkivi qendror gjatë viteve të vështira të 90’, 91’, 97’. Kur në Berat digjej zyra afër arkivit të qarkut të Beratit, arkivi atje nuk presoi asgjë sepse punonjësit ishin tepër të kujdesshëm. Arkivisti është një profesion shumë i vecantë, do një kulturë të përgjithshme të jashtëzakonshme. Detyra e arkivistit është mbrojtja deri në limite e kësaj pasurie por vlerësimi për arkivistin është shumë i ulët“.

Mirela Milori: A ka vlerë për ti shitur?

Nevila Nika: Po ka, por jo në Shqipëri. Në 50 vjetorin e arkivit doli për herë të parë, ka vlerë të jashtëzakonshme për ne. Në Shqipëri kishte dy të tilla./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!