Kosova feston sot 12 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Për të folur mbi këtë ditë të shënuar ishte në studion e “Abc-ja e mëngjesit” me Enkel Demin, historiani Ardian Muhaj.
Mes të tjerash, teksa kanë kaluar 12 vite, historiani vë theksin te paftësia e shqiptarëve, në një kohë kur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë kanë ardhur gjithnjë në rritje dhe duket se zgjidhja është shumë larg.
“Paaftësia për ta përmbyshur pavarësinë është një derë e hapur për rihapjen e çëstjes së pavarësisë. Nuk ka ndodhur në histori, as me shpalljen e pavarësisë ka qenë e menjëhershme. Shpallja e parë e pavarësisë së Kosovës ka qenë nga shteti Osman. Kjo shpallje e parë e pavarësisë nuk është kontestuar asnjëherë. Është shumë e rëndësishme lidhja mes kohës dhe hapësirës. Është shumë interesant sepse në vitin 199 ka ndodhur dy shtete, Timori lindor dhe Kosova që janë shpallur të pavarur. Kosova nuk është njohur ende ndërkombëtarisht si anëtare e OKB”, ka thënë ai.
Më tej, Muhaj shton se ndonëse deri në 10 vjetorin e Pavarësisë do të kishte kuptim festa, tashmë duhet të fillohet me përgjegjësinë.
“Fakti kryesor është dobësia e faktorit shqiptar. Gjykata ndërkombëtare e ka dhënë verdiktin e saj. Kjo është fitore madhore. Ka ndodhur paaftësia jonë. Ne e shohim sikur komuniteti ndërkombëtar është kundër nesh, por e kemi pro. Nuk mund të shihet Kosova e shkëputur nga Shqipëria. Ne nuk ecim, kemi vendqëndruar dhe është 12 vjetori. Mbase deri në vitin e 10-të do kishte kuptim të gëzoheshe për shpalljen e Pavarësisë, por tani duhet të fillohet me përgjegjësitë. Pavarësinë e Kosovës e kanë njohur të gjithë shtetet më të njohura të botës”, shprehet historiani. /abcnews.al