Historiani Mariglen Kasmi ka deklaruar në emisionin “Real Story” se numri i agjentëve në Shqipëri u shtua ndjeshëm në fillim të ’90. a
Kjo sepse sipas tij, shërbimet e fshehta e bënin punën me agjentë.
Ndërsa, ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi, ka thënë se desidenca politike ishte jo e organizuar, pasi ka qene e pamundur të organizoheshin për shkak të rrethanave të vështira.
Kasmi: “Sigurisht që do të shtohej, sepse ishte pasojë e një procesi që tashmë kishte filluar. Dhe jo vetëm në Shqipëri, por dhe në vendet e tjera, sigurimet e fshehta ishin ato që duhet të kujdeseshin për regjimin në fuqi. Shërbimet e fshehta e bëjnë punën me agjentë dhe numri i tyre do të shtohej ndjeshëm në 6-mujorin e 1990. Madje, në qershor, një muaj para 2 korrikut, ne e shikojmë…”.
Elezi: “PD ishte antikomuniste sepse nuk shihet vetëm me grupin që marrin drejtimin. Desidenca në Shqipëri ka qenë jo e organizuar për shkak se ka qene e pamundur për të qene e organizuar. Ka pasur desidencë se ka pasur njerëz që kanë qene të organizuar në grupe të vogla se ka qene e pamundur sepse minimalisht të ekzekutonte sigurimi në atë kohë. Ti po të flisje dhe të thoshe që buka është e ftohtë dhe nuk hahet, ti përfundoje në burg, jo të artikuloje pikëpamje politike. Po njerëz që kanë artikuluar pikëpamje politike ka pasur. Desidenca më e fortë ka qene brenda mureve të burgut të Burrelit që kanë qene tipik politik. Unë kam pasur shumë kontakte për shkak të xhaxhait dhe kam komunikuar me shumë të burgosur. Atje ka qene e ndarë në rrymën nacionaliste dhe në rrymën revizioniste”./abcnews.al