Historia që përloti shqiptarët, “Piranjat” dhe “Spitali Amerikan” japin shpresë për 4 anëtarët e familjes Mustafa që nuk mund të ecin

schedule22:31 - 7 Qershor, 2022

schedule 22:31 - 7 Qershor, 2022

“Piranjat” në Abc të moderuar nga Florian Binaj dhe Arilena Ara, janë rikthyer sërish në familjen Mustafa në Vorë, e cila preku zemrat e të gjithëve një javë më parë, pasi katër anëtarë të familjes nuk mund të ecin.

Për t’i ardhur në ndihmë kësaj familjeje ka menduar “Spitali Amerikan” i cili u ka ofruar ndihmë mjekësore Artës, Gentianit dhe Suzanës.

Gazetarja Nertila Doko, ka sjellë çdo moment të kësaj familjeje, ku lotët e trishtimit mesa duket do të kthehen në lot gëzimi.

Një nga mjekët më të mirë të “Spitalit Amerikan” pas konstatimit që ka bërë, ka dhënë lajmin shpresë dhënës se me pak asisntecë mjekësore si dhe me disa aparatura Arta dhe Gentiani mund të fillojnë të ecin normalisht.

Ndërsa gjendja për Suzanën duket pak më e vështirë, pasi ajo nuk ka mundur të ecë asnjëherë.

“Piranjat” dhe “Spitali Amerikan” do vijojnë tu qëndrojnë pranë anëtarëve të familjes Mustafa, që më në fund edhe ata pas shumë vitesh pritje, të keni mundësi të ecin lirisht.

/T.H/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!