Historia që fshihet pas prerjes legjendare të flokëve të Princeshë Dianës

schedule20:56 - 5 Korrik, 2022

schedule 20:56 - 5 Korrik, 2022

Ndërsa Kate Middleton dhe Meghan Markle ripërcaktuan “flokët blu” me bojën e tyre të gjatë dhe të drejtë, në vitet ’90, Princesha Diana ishte e famshme për prerjen e saj të shkurtër të flokëve. Modeli i saj i flokëve në formë katrore mund të jetë ende një ëndërr për të gjithë, por pamja e saj shumë e shkurtër ishte ajo që e bëri atë të dallohej.

Në episodin e fundit të serialit të Vogue në YouTube,  Vogue Visionaries, Sam McKnight, stilisti personal i Princeshës së Uellsit, flet për mënyrën sesi vendosi t’i vinte asaj një paruke me kurorën e saj për një kopertinë reviste në vitin 1990.

Pas përfundimit të sesionit fotografik, Princesha e pyeti McKnight: “Çfarë do të bënit me flokët e mi nëse do të të thoja të bëje çfarë të duash?” Parukierieri u përgjigj: “Do t’i prisja të gjitha dhe do ta bëja përsëri nga e para” , thotë ai në video.
Atëherë Diana u përgjigj: “Epo, pse nuk i pret tani?”. Parukieri o njohur foli edhe për marrëdhënien e ngushtë që u krijua mes tyre pas këtij prerje flokësh. “Nuk e dija që me një vendim të momentit do të bënim histori në fushën e bukurisë”.

“Ishin fillimet e viteve ’90 dhe në atë kohë punoja në shumë sfilata dhe kopertina, ku shumica e modeleve kishin flokë të shkurtër. Ishte koha kur modelet e shumtë të viteve 80 u bënë më androgjene dhe chic”.

Shikoni intervistën e plotë me Sam McKnight:

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!