Në fjalimin e parë drejtuar popullit amerikan, pas tërheqjes nga gara presidenciale, presidenti Joe Biden deklaroi nga Zyra Ovale, se e ka bërë zgjedhjen e tij për Kamala Harris, e cila aktualisht është zëvendëspresidentja.
Biden u shpreh se historia, por edhe fuqia është në duart e amerikanëve, të cilët sipas tij.
Presidenti shtoi se ka qenë nderi i tij që t’i shërbejë vendit për 50 vite.
“E kam bërë zgjedhjen time për Kamala Harris. Ëshjtë e fortë, partnere e jashtëzakonshme. Zgjedhja është për ju. Kur të bëni zgjedhjen tuaj, kujtoni fjalët e Benjamin Franklin. Ka qenë nderi i jetës sime që të punoj për këtë vend për 50 vite. Jam i bekuar për dahurinë e qytetarëve amerikanë. Jam mirënjohës për të gjithë ju. Historia është në duart tuaja, fuqia është në duart tuaja. Ne jemi SHBA dhe nuk ka asgjë përtej aftësisë tonë, nëse e bëjmë së bashku”, theksoi ai./abcnews.al