Lisien dhe Brajan Meti janë dy vëllezërit shqiptar që kanë një histori shumë frymëzuese në Itali. Ata kanë ikur me familjen si të gjithë emigrantët, ku ka bërë punë të ndryshme, derisa tani kanë hapur restorantin e tyre në qendër të Firences.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, vëllezërit treguar si e morën këtë nismë, e cila tashmë po i sjellë shumë fitime. Sakaq, ata kanë falenderuar dhe prindërit për çdo sakrificë që kanë bërë.
“Ka dashur Zoti që rastësisht të takohem me një person që ishte pronar i restorantit ku jam unë tani. Rastësisht jemi takuar rrugës, ma tregoi vendin dhe ndodhi gjithçka me ndihmën e Zotit.
Deri arritëm këtu, ne kemi qene duke punuar në një restorant të vjetër në Firence, është shumë i njohur. Unë kam qene menaxher atje. Kemi një vit që kemi pasur qejf të hapim diçka, por gjithmonë duke folur, pa diçka konkrete. Shikonim vende dhe iknim. Ky ka qene i vetmi që kemi parë dhe kemi ndjerë diçka nga brenda. Ishte një ajër pozitiv, pa e ditur dhe pa folur me pronarin, e kam ditur që ky do të jetë vendi im. Edhe janë ca gjëra nuk shpjegohen, nuk ke nevojë t’i thuash me fjalë.
Unë kam shumë vite që e bëj këtë punë dhe puna jonë ka diçka, që po e bëre mirë ke dhe goxha lekë në fund të muajit. E shumta jonë është se ne punojmë me të huaj, me amerikanë se ne jemi në qendër. Edhe janë të vetmit që e vlerësojnë punën. Ata lënë dhe bakshish, ndërsa italianët nuk dinë ta vlerësojnë punën”, u shpreh Lisieni.
“Ka qene shumë lodhje e madhe, ka punuar shumë fort si mami dhe si babi. Kanë punuar shumë për ne dhe prap sot vazhdojnë punojnë për një të ardhme më të mirë për ne. edhe për ne është shumë kënaqësi me pas ata prindër. Ata kanë bërë shumë sakrifica për ne dhe ne po mundohemi t’ja kthejmë. Ata tani jetojnë në Angli dhe shpresojmë të bashkohemi sa më shpejt”, tha Brajan./abcnews.al