Lulzim Behxheti në një intervistë për Abc e Mëngjesit ka treguar se si karantina e ktheu pas në kohë tek pasioni i tij që është bërja e portreteve.
Shqiptari i cili jetonte dhe punonte në Finlandë, karantina e ka zënë në Krakovë të Polonisë ku tregon dhe se si ka arritur të gjejë mënyrën për të kaluar kohën e izolimit.
“Gjatë shkollimit tim, në kohën e studimeve kam punuar vetëm përmes lapsit dhe jemi munduar që të kapim dimensionin 3D. Pasionin për portretin e kam pas dhe më herët ku doja të shpalosja me laps e letër. Portretin e parë ja kam bërë bashkëshortes dhe e kam vijuar më shumë gjatë kohës së studimeve. Por kishte pesë vite që nuk e kisha praktikuar një gjë të tillë, por u desh karantina që ti rikthehem sërish dhe këtë herë kam portretizuar disa nga figurat më të njohura shqiptare.
Ndër të tjera në intervistën e tij, Behxheti ka folur dhe në lidhje me biznesin e tij që duket se së fundmi ka hequr dotë dhe do të krijojë një fondacion për fëmijët autike dhe do ti vendosë emrin e vajzës së tij “Vjosa Foundation”.
Një iniciativë të tillë duket se ai e ka marrë duke menduar vështirësitë që mund të ketë një prind me një fëmijë të tillë dhe pse sipas tij është një gjë e kalueshme.
“Lidhja jonë me autizmin është që në fëmijërin e Vjosës e cila është autike, por fatmirësisht ne kemi jetuar prej 30 vitesh në Finlandë dhe në raport me rehabilitimin dhe edukimin e Vjosës e kemi pas shumë të lehtë. Jeta e njeriut është shumë dimensionale dhe biznesi që unë kam pas më ka ndihmuar që të mendoj dhe për të ardhmen dhe edukimin e saj. Vjosa tashmë është e pavarur dhe ne si familje tashmë jemi të kënaqur. Autizmi është një term global që flitet shum ëpak dhe shumë herë thuhen dhe të pavërteta dhe duhet një emancipim më i gjërë i prindërve dhe i shtetit në lidhje me këto fëmijë pasi është gabimisht e pakonceptueshme. Shtëpitë e drurit janë një gjë e përshtatshme dhe për fëmijët autik dhe nga ana medicinale.
Gjithashtu shqiptari ka theksuar se dëshira e tij është se planin për shtëpitë prej druri ta sjellë dhe në Kosovë dhe në Shqipëri që të vijë në ndihmë të fëmijëve autik./abcnews.al