Historia e Shqipërisë përmes portreteve të Marubit në Milano

schedule15:35 - 19 Nëntor, 2018

schedule 15:35 - 19 Nëntor, 2018

Shqipëria prezantohet në Trienalen e Milanos, me ekspozitën “Rituali Fotografik”, me negativë të Muzeut Kombëtar të Fotografisë Marubi, kuruar nga Zef Paci. Kjo ekspozitë, përshkon 100 vjet nga historia e Shqipërisë, përmes portreteve që kalojnë para kameras së Marubit, e më pas të fotografëve të tjerë, të cilët fiksojnë momente kyç të jetës njerëzore shqiptare.

“Trienalja e Milanos është një ndër skenat e duhura, që ky ritual tashmë i shekullit të kaluar, të jetë një pasaportë autentike shqiptare që flet për bashkëkohësi kulturore”,  theksoi ministria e Kulturës, Mirela  Kumbaro. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në 9 Dhjetor 2018./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!