Historia e shkencëtares që sfidoi diktaturën, Sabiha Kasimati rrëfehet në një libër për fëmijë

schedule22:01 - 17 Shkurt, 2020

schedule 22:01 - 17 Shkurt, 2020

Rrëfimi i historisë së komunizmit dhe eleminimi i intelektualeve të kohës është domosdoshmëri që t’iu tregohet brezave të rinj.

Libri “Kundër rrymës” është një përpjekje që rrëfen jetën dhe veprimtarinë e shkencëtares së parë femër, biologes Sabiha Kasimati e cila u pushkatua nga diktatura .

Historia  e “Mikes së peshqve” vjen mjaft e prekshme  për fëmijët përmes këtij libri i cili është bazuar në tregimin e Agron  Tufës “Kundër Rrymës” dhe është rrëfyer nga Vytene Muschick.

“Ndjehem shumë e befasuar. Ndoshta është e para herë që unë shoh një figurë të pushkatuar në atë regjim, të vijë në këtë mënyrë kaq të afrueshme “, u shpreh ajo.

Ilustruesja e librit lituanezja, Lina Itagaki thotë se vështirësitë qëndronin tek mos njohja në fillim me figurën e Sabiha Kasimatit, më pas ajo thotë se u frymëzua prej saj edhe përmes peshqve të dashur shumë dhe fëmijëve, ku edhe ndërtoi ilustrimet.

“Nuk kisha njohuri rreth personalitetit të Sabiha Kasimatit,  ndaj erdha në Shqipëri. Vizitova Muzeun e Shkencave të Natyrës që mban emrin e saj dhe u përpoqa që librin ta bëj më të prekshëm”.

Të afërmit , pranojnë se janë bërë hapa pozitiv në njohjen e figures se Sabiha Kasimtit, por ende aq sa duhet.

Tashmë Muzeu i Shkencave të Natyrës mban emrin e saj, pasi ajo ishte ideatore për krijimin e këtij muzeu.

“E dokumentuar që ajo ishte ideatorja e parë e këtij Muzeu dhe me të drejtë mban emrin e saj. Si familjarë ndjehemi shumë mirë për vlerat që i ka dhënë këtij kombi.

Familjarët ende janë në kërkim të veprës së saj të botuar ” Peshqit e Shqipërisë”

“Vlera e saj duhet të ketë dritë më shumë, ende nuk është zbuluar botimi i saj “Peshqit e Shqipërisë. Është shumë e rëndësishme që figura e saj të vijë në nivele europiane”, tha më tej ajo.

Më 26 shkurt të vitit 1951, Sabiha Kasimati u ekzekutua së bashku me 22 intelektualë të tjerë pas ngjarjes së shpërthimit të bombës në Ambasadën Sovjetike. Ata  akuzoheshin se ishin kundër regjimit komunist dhe se mbanin lidhje me elementë armiqësor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!