Historia e saj e dhimbshme bëri bujë, Nazime Visha bëhet nënë dhe fillon një jetë të re në Bullgari

schedule18:49 - 17 Prill, 2020

schedule 18:49 - 17 Prill, 2020

Nazime Visha në vitin 2013 u bë kryefajë e mediave dhe e opinionit publik, pasi vrau me armë zjarri një 45-vjeçar, që sipas saj e kishte dhunar seksualisht kur ajo kishte qenë 14 vjeç.

Visha adoleshente në atë kohë u dënua me 10 vite burg për krimin e kryer, por pas faljes së firmosur nga presidenti i kohës Bujar Nishani ajo kreu vetëm 3 vite të dënimit.

Tashmë kanë kaluar 7 vjet tashmë nga ngjarja e rëndë dhe në një rrëfim për gazetaren e Abc News Esiona Konomi, gjyshja e Nazimes tregon se ajo tashmë ka krijuar familjen e saj dhe ka një vajze 2 vjeçe.

Lexo edhe:Vrau abuzuesin, gjyshja tregon si e gjeti Nazime Visha burrin bullgar: Erdhi shtatë herë, punon me maune

Ne tashmë e kemi harruar historinë ajo është martuar në Bullgari dhe ka një gocë 2 vjeçe. Ajo vetë nuk punon, por rri me vajzën. Në Shqipëri ajo vjen njëherë në 6 muaj”, tha gjyshja e Nazimes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!