DELVINË- Në oborrin e kesaj shtëpie fare të thjeshtë, në Rusan të Delvinës Thëllëza Rakipi bashkë me të shoqin prej 34 viteve u japin formë metaleve, për të ndërtuar objekte të ndryshme. Prej më shumë se 3 dekadash çifti delvinjot ka mbajtur familjen me të hollat që sigurojnë nga shitja e kazanëve të rakisë, saçeve të pjekjes e shoshave metalike.
“Une jam Thelleza jam lindur dhe banuese ne Delvine dhe jemi munduar te rrisim femijet, te ushqehemi me kete zanat qe kemi, bejme ndonje kazan raki beharit, dhe i shesim. “Vetem burri dinte te bente kazane rakie, mesoi duke pare dhe mesoi ti bente, kur shihja burrin me dukej e veshtire, pastaj fillova te bej dhe une, ai bente ne kallaisnim, ai dhe djali i bente kazanet e bakrit une i kallaisja”
Kazanët e rakisë duket se prodhohen më shumë nga ata, kanë më shumë fitim, por edhe më shumë punë. Thëllëza thotë se një punim i tillë do tre ditë, ndërsa kazanët shiten vetëm në kohën kur vilet rrushi.
“Te besh kete kazanin duhen tre dite, ngjitja, ngritja, saldimi. Per te bere kazan rakie duhet blere fleta, duhet prere dhe bere rrumbullak te ajo lekani atje pastaj do ngjitet nga djali dhe u bene tre dite per kete kazanin. E lajme dhe e nxjerrim jashte. Ne punojme me porosi, vjen koha e rrushit, Shtator – Tetor, ne fillojme qe nga Gushti, 2 muaj, kemi diku tek 4 vjet qe punojme qe kur ka filluar rakia, sepse nuk ka pasur me para. Pervec kazaneve te takise prodhojme dhe sac, kusi dhe shosha per trahana.”
Saçet për pjekjet me zjarr i kanë ndërtuar sipas preferencave të klientëve, nga krahina të ndryshme. 58 vjeçarja tregon se si jugorët preferojnë një saç më të lehtë në peshë, ndërsa për veriorët saçi duhet të peshojë e të jetë sa më i plotë.
“Keto i marrin lokalet por edhe fshataret pasi i duan shume qe pjekin perjashta me zjarr. Per sacin blejme llamarinen, e presim rrumbullake, e cajme deri ne mes, i hedhim rrethin, e ngjisim, merr gati 1 dite ta punosh mire qe te ket lezet dhe ta marr klienti. Nje sac shitet 10 mije leke por nuk ka leverdi pasi nuk ka kerkesa, vetem gjate festave dhe rralle gjate beharit. Verioret marrin sacin e trashe, ndryshimi qendron se ata nuk e duan sacin e rende por sacin e lehte, sepse jane pleq, nuk e ngrejne dot. Tek to gatuhet mish, buke, behet cdo gje. Bleresit e sacit jane pleq, te rinjte nuk i perdorin. Ata gatuajne neper oxhaqet qe kane brenda.”
Nevoja për para i ka shtyrë të prodhojnë me makineritë modeste, çfare u vjen ndorësh, ndërsa nuk duket se ja vlen barra qiranë. Thëlleza thotë se cmimet me të cilat i shesin janë të papërfillshme, por edhe klientë e shitje zor se ka. E megjithatë, ata punojnë e prodhojnë me shpresën se në sezone të ndryshme buqësie do të shesin mjetet e punës që vetë prodhojnë.
“Kjo eshte per trahana, qe qytetaret e marrin kur bejne trahana ne muajin Qershor. Ajo behet sic e duan ata trahanane, te holle ose te trashe. Keto i prodhon burri. Ne kohen e trahanase kjo shitet, pastaj me pas nuk merret me. Kjo pergatitet me nje buline te vogel dhe sipee nje derrase e shpon, pret fundin dhe me pas ben rrethin. Kjo shitet 3 mije leke. Nuk arrijme te fitojme per nhe muaj me sac, nese per 10 dite merr nje sac 20 mije leke, cmund te bejme me to me pare? Te ushqehemi apo te marrim ilace? Nuk arrijme dot pasi nuk kemi shume shitje. Cmund te bejme me 1 sac ne muaj. Kalimtaret e rruges jane bleresit, shohin saçin, ndalojne pyesin dhe e marrin kush ka nevoje. Nuk kemi kliente besnike qe te marrin sac, ata vijne e marrin dhe nuk shihemi me, ata nuk do blejne sac cdo muaj, nuk vijne me. Per kazanet do punojme sot per te ngrene neser sepse mundesi fitimi nuk ke, sepse jane te lira, njerezit nuk i blejne, nuk kane leke. Ka ikur rendesia e punes se dores shume, njerezit nuk i duan, kane ikur jashte, dhe i marrin te gatshme.Nuk merremi me asgje tjeter, nuk ka pune tjeter, une sot qe merrem me kete pune jam 58 vjec dhe do e bej kete pune gjithmone, per te jetuar dhe ushqyer femijet.
Edhe pse nuk ndjen se puna e saj dhe e të shoqit vlerësohet, Thëllëza Rakipi i ka rreshtuar në oborr disa kazanë, me shpresën se një blerës do të trokasë në derë pasi në shkurt në Delvinë fillon të bëhet rakia./abcnews. al