Statusi i Jerusalemit, në të cilin presidenti amerikan mori të mërkurën një vendim me pasoja të rënda, është për gjysmë shekulli, një nga pikat më të mprehta të konfliktit izraelito-palestinez. Donald Trump kishte premtuar disa herë, gjatë fushatës së tij zgjedhore, se do të transferonte Ambasadën e Shteteve të Bashkuara e cila aktualisht ndodhet në Tel Aviv. Një ligj i miratuar në vitin 1995 nga Kongresi thotë se “Jeruzalemi duhet të njihet si kryeqyteti i Shtetit të Izraelit” dhe kësisoj kërkohet që edhe përfaqësimi amerikan të ishte aty. Presidentët e njëpasnjëshëm kanë shtyrë deri më tani aplikimin e këtij ligji të miratuar rreth 23 vjet më parë çdo gjashtë muaj me anë të dekreteve të veçanta, duke pritur që të dy palët kundërshtare të bien dakord për ndarjen e qytetit.
Shtyerja e fundit e ekzekutimit të këtij vendimi e nënshkruar për këtë qëllim kishte skaduar të hënën. “Ka ardhur koha,” tha Donald Trump në një fjalim televiziv nga Shtëpia e Bardhë, që Izraeli, si një shtet sovran, “ka të drejtën të përcaktojë kryeqytetin e vet”, shtoi presidenti amerikan që urdhëroi përgatitjet për transferimin e ambasadës amerikane.
Pozicioni i bashkësisë ndërkombëtare në Jeruzalem nuk ka ndryshuar shumë që prej 70 vitesh. Plani i ndarjes i votuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në 29 nëntor 1947 parashikonte krijimin e një “corpus separatum” nën një regjim të administratës ndërkombëtare. Historia, megjithatë, vendosi ndryshe, pasi Jerusalemi u nda pas luftës së parë arabo-izraele (1948-1949). Pjesa e saj perëndimore u pushtua nga shteti i ri i Izraelit, i cili shpejt vendosi për ta bërë atë kryeqytetin e tij. Ndërsa gjysma lindore, ku gjenden dhe qyteti i vjetër dhe vendet e shenjtatë lidhura me tre fetë e mëdha monoteiste si muri i lotëve, Kisha e Varrit të Shenjtë dhe Xhamisë Al-Aksa), ra përkohësisht në duart e Mbretërisë nga Jordania. Por një pjesë e madhe e komunitetit ndërkombëtar vazhdoi të mos njohë çdo sovranitetin mbi qytet, aq sa shumë vende vendosen në Tel Aviv ambasadat e tyre në Izrael.
Lufta e “Gjashtë Ditëve”, e cila në qershor të vitit 1967 vuri përballë shtetin arab dhe fqinjët arabë ndryshoi përsëri situatën. Pas tre ditësh luftimi, Ushtria për mbrojtjen e Izraelit kapi jo vetëm Sinain, Bregun Perëndimor dhe Gazën, por edhe Jerusalemin Lindor. Qeveria shpejt vendosi të zbatojë ligjin izraelit. Në korrik 1980, Knesset, dega legjislative e qeverisë izraelite, miratoi një ligj bazë duke e bërë qytetin kryeqytetin “të unifikuar dhe të pandashëm” të shtetit. Ndërtesat administrative u ngritën në pjesën lindore të qytetit dhe u zhvilluan atje vendbanime të mëdha kolonizuese. Por Evropa dhe Shtetet e Bashkuara vazhdonin të gjykonin ozurpim jo në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Kjo është arsyeja pse ata deri më tani kanë refuzuar gjithmonë të transferojnë përfaqësitë e tyre diplomatike.
Që nga Marrëveshjet e Oslos, ekziston një konsensus i gjerë se Jerusalemi Lindor është i destinuar të bëhet kryeqyteti i një shteti të ardhshëm palestinez. Negociatat u inicuan në këtë drejtim në fillim të viteve 2000, por ato u mbyllën. Krerët e koalicionit të djathtë që aktualisht janë në pushtet në Izrael janë kundërshtarë të ashpër të idesë së heqjes dorë nga një pjesë e qytetit. Njohja e statusit të saj si kryeqytet nga Shtetet e Bashkuara do të ishte, nga këndvështrimi i tyre, një fitore. Përkundrazi, shumë palestinezë besojnë se do të ishte dështimi i ëndrrës së tyre për pavarësi./abcnews.al