Historia e pazakontë, njihuni me duarartët e furrës së veçantë në Pekin

schedule09:52 - 26 Dhjetor, 2019

schedule 09:52 - 26 Dhjetor, 2019

Është një furrë shumë e pazakontë në një spital të shëndetit mendor jashtë Pekinit.

Pacientët mund të bëhen vullnetarë për t’u bashkuar, dhe shitja e produkteve të tyre i ndihmon ata të lidhen përsëri me botën.

Sidoqoftë, disa njerëz janë ende të kujdesshëm ndaj bukës që pjekin…

Pacientët e spitalit shprehen se në fillim ishin shumë të frikësuar se askush s’do blinte produktet e tyre dhe kjo i bënte të ndiheshin shumë keq.

Janë tetë pacientë që pjekin bukë dhe të gjithë me probleme mendore të ndryshme.

Ata punojnë çdo të martë, të mërkurë dhe të premte dhe i vunë emrin dyqanit ” Furra e Çmendur”.

Ata shesin bukët e tyre në shkolla ndërkombëtare dhe komunitete të ndryshme duke i dhënë mundësinë pacientëve të jenë në kontakt me botën jashtë.

Gin Ge, një pacient tregon se ndihet pafund i lumtur që buka që ai bën pëlqehet dhe shitet .

Kjo ide në fillim u krijua nga vullnetarë europiane rreth 15 vite më përpara.

Çdo pacient i cili e ndjen veten mirë mund të vijë dhe të gatuajë për të tjerët.

Por ka dhe raste që pacientëve i kthehet buka. Një paciente tregon se biznesmenët blejnë bukë dhe më vonë e kthejnë duke arsyetuar se buka që bëjnë nuk është e shëndetshme.

“Është shumë e dhimbshme që njerëzit nuk të kuptojnë se sa keq ndihesh , se sa dëshirë të madhe ke për tu pranuar nga të tjerët, ata na shohin ne si qenie jashtëtokësore por ne jemi njerëz njësoj si ata”.

Por në fund të ditës më duhet të falenderoj Zotin që kemi njeri-tjetrin këtu dhe kemi mundësi të bëjmë diçka dhe të ndihemi të dobishëm, tha Gin Ge./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!