Historia e pabesueshme e 25-vjeçarit që u arratis nga Hamasi, por u mor peng sërish

schedule13:16 - 27 Nëntor, 2023

schedule 13:16 - 27 Nëntor, 2023

Historia e një prej pengjeve të liruar nga Hamasi të dielën është  e ngjashme me një thriller. Ron Krivoi, 25 vjeç, i cili ka nënshtetësi ruse dhe izraelite, u lirua nga Hamasi mbrëmë, në ditën e tretë të armëpushimit në Rripin e Gazës, pas ndërhyrjes së qeverisë ruse, së bashku me 13 izraelitë të tjerë dhe tre pengje të huaj.

Krivoi ishte duke punuar si teknik i zërit në festivalin Nova në jug të Izraelit, ku u rrëmbye nga persona të armatosur të Hamasit më 7 tetor së bashku me pengje të tjerë pas masakrës

Sipas tezes së tij, Jelena Magid, Hamasi e mori peng në një ndërtesë në Rripin e Gazës, por “për shkak të bombardimeve ndërtesa u shemb dhe ai arriti të dilte i gjallë nga rrënojat dhe të shpëtonte.

Për disa ditë, ai u fsheh në Gaza,” tha Magid bazuar në atë që i tha nipi i saj në bisedën gjysmë ore që ata patën pas kthimit të tij në Izrael. Por civilët në Gaza gjetën pengun izraelit dhe ia dorëzuan Hamasit.

Krivoi pësoi një dëmtim në kokë kur u shemb ndërtesa ku po mbahej rob, ka disa lëndime por është mirë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!