Historia e modeles së Vogue që prindërit e braktisën sepse ishte me albinizëm

schedule10:43 - 30 Prill, 2021

schedule 10:43 - 30 Prill, 2021

Nga BBC

Kur Xueli ishte foshnjë, prindërit e saj e lanë para një jetimoreje, pasi ajo ishte me albinizëm. Dhe në Kinë, për disa njerëz ky është një mallkim.

Albinizmi është gjendje e rrallë gjenetike që shkakton mungesë të pigmentit, gjë që e bën lëkurën dhe flokët shumë të zbehtë dhe gjithashtu e bën atë jashtëzakonisht të ndjeshme ndaj rrezeve të diellit.

Prindërit e braktisën, por pamja e saj ndryshe e çoi Xuelin drejt karrierës së modelimit. Tani ajo është 16 vjeç dhe ka hijeshuar faqe e Vogue me pamjen e saj.

Lexoni më poshtë historinë  e saj e sjellë në shqip nga abcnews.al.

Stafi në jetimore më vuri emrin Xue Li. Xue do të thotë borë ndërsa Li do të thotë e bukur. Unë u birësova kur isha tre vjeç dhe u shkova të jetoja me nënë dhe motrën time në Holandë. Nëna ime tha se nuk mund të mendonte emër tjetër të përsosur për mua dhe gjithashtu mendoi se duhet të mbaja një referencë nga rrënjët e mia kineze.

Në kohën kur unë linda në Kinë, qeveria zbatoi një politikë që lejonte familjet të kishin vetëm një fëmijë. Ata që i lindën me albinizëm e konsideronin veten të pafat, dhe fëmijët ose i braktisnin, ose i mbyllnin në shtëpi, ose u lyenin flokët. Në disa vende në Afrikë ata mund të hidhen, t’ju priten gjymtyrët ose të vriten. Mjekët popullorë përdorin kockat e tyre për të bërë ilaçe pasi njerëzit besojnë se këto mund të shërojnë sëmundje. Sigurisht, kjo nuk është e vërtetë, këto besime janë mite. Jam me fat që unë vetëm u braktisa.

Prindërit e mi biologjikë nuk lanë asnjë informacion në lidhje me mua, kështu që unë nuk e di kur është ditëlindja ime. Por rreth 5 vite më parë, unë bëra një radiografi të dorës për të marrë një ide më të saktë të moshës dhe mjekët thanë se isha 15 vjeç.

Unë hyra në fushën e modelimit rastësisht në moshën 11-vjeçare. Nëna ime kishte kontakt me një stiliste i cili ishte me origjinë nga Hong Kongu. Ajo kishte një djalë me buzë të çarë dhe kishte vendosur të stilonte rroba shumë të zbukuruara në mënyrë që njerëzit të mos shikonin gjithmonë gojën e tij.  Ajo e quajti  fushatën “papërsosmëri e përsosur” dhe më pyeti nëse doja të bashkohesha në shfaqjen e saj të modës në Hong Kong. Kjo ishte një eksperiencë mahnitëse.

Pas kësaj, unë isha e ftuar në disa sesione fotografike dhe një prej tyre ishte për Brock Elbank në studion e tij në Londër. Ai publikoi portretin tim në Instagram, dhe agjencia e modelingut Zavedee Talent më pyeti nëse doja të bashkohesha me ta në misionin e tyre për të përfaqësuar personat me aftësi të kufizuaa në industrinë e modës.

Një nga fotot që Brock më bëri mua u shfaq në edicionin e Vogue Italia në qershor të 2019 me Lana del Rey në kopertinë. Në atë kohë, nuk e dija se çfarë reviste ishte e rëndësishme dhe më duhej pak kohë për të kuptuar pse njerëzit u entuziazmuan kaq shumë për të.

Në fushën e modës, të dukesh ndryshe është bekim, jo mallkim. Dhe të jep një platformë për të rritur ndërgjegjësimin për albinizmin. Fushata Kurt Gieger është një shembull i shkëlqyer sesi më lejuan të tregoj ndryshimin tim. Ata më lejuan t stilizoja dhe drejtoja xhirimet me motrën time, sepse kufizimet e koronavirusit nënkuptonin që fotografi nuk duhej të ishte në studio. Do të thoshte se mund të shprehesha në çfarëdo mënyre që të dëshiroja dhe jam vërtet krenare për rezultatet.

Ka akoma modele që janë të holla e të gjata, por tani njerëzit me aftësi të kufizuara ose ndryshe paraqiten më shumë në media dhe kjo është e mrekullueshme, por duhet të jetë normale. Modeley me albinizëm  shpesh stereotipizohen duke u cilësuar si engjëj ose fantazma, dhe kjo m trishton. Sidomos sepse përjetëson ato besime që rrezikojnë jetën e fëmijëve me albinizëm n vende të tilla si Tanzania dhe Malavi.

Albinizmi im do të thotë që unë kam vetëm 8-10% vizion dhe nuk mund ta shikoj drejtpërdrejtë dritën pasi më dhembin sytë. Ndonjëherë nëse është shumë e ndritshme blici i aparatit, pyes nëse mund t’i mbyll sytë ose të ulet pak drita. Në fillim ata mendojnë se është e vështirë, por pasi shkrepin foton e parë janë “uou” dhe kënaqen me rezultatin.

Njerëzit më thonë se pamundësia ime për të parë dritën më jep një këndvështrim tjetër dhe unë shoh detaje që të tjerët nuk mund t’i vëzhgojnë. Gjithashtu më bën të kujdesem më pak për pamjen tradicionale të bukurisë. Ndoshta sepse nuk mund të shoh gjithçka si duhet, unë duhet të përqendrohem më shumë në zërat e njerëzve dhe në ato që ata kanë për të thënë. Kështu që bukuria e tyre e brendshme është me të vërtet e rëndësishme për mua.

E dua modelimin sepse më pëlqen të njoh njerëz të rinj, të praktikoj anglishten time dhe të shoh njerëz të kënaqur me fotot e mia. Unë dua ta përdor modelimin për të folur rreth albinizmit dhe të them nëse është një çrregullim gjenetik, jo një mallkim.

Njerëzit më thonë se duhet të pranoj gjëra në të kaluarën time, por mendoj se nuk është kështu. Unë besoj se ju duhet të shihni se çfarë ka ndodhur dhe të kuptoni pse, por nuk e pranoni atë. Unë nuk do të pranoj që fëmijët po vriten për shkak të albinizmit të tyre. Unë dua të ndryshoj botën.

Dua që fëmijët e tjerë me albinizëm, ose ndonjë formë të aftësisë së kufizuar ose ndryshim, të dinë se ata mund të bëjnë dhe të jenë gjithçka që dëshirojnë. Unë jam ndryshe në disa mënyra, por e njëjtë në të tjera. E dua sportin dhe ngjitjen dhe mund ta bëj si të gjithë. Njerëzit mund të thonë që nuk mund të bësh gjëra, por ti mundesh, thjesht provo./Përshtati nga BBC, e.b-abcnews.al