Historia e mësueses që la punën për tu bërë një instruktore seksi

schedule11:13 - 19 Janar, 2022

schedule 11:13 - 19 Janar, 2022

Kur Lana Michaels takoi partnerin e saj Shawn në vitin 2019, nuk iu desh shumë kohë që të kuptonte se ai ishte i duhuri. Ata të dy kishin dëshira të ngjashme seksuale– diçka  të cilën nuk e kishte gjetur në marrëdhëniet e mëparshme, shkruan The New York Post

Duke folur për revistën Closer, Lana shpjegoi se punonte si mësuese në Crawley, Sussex, Angli, kur u njoh me Shawn. Në shkurt, nëna e dy fëmijëve vizitoi Shawn në Edinburg dhe kuptoi se kishin një  kimi të habitshme me njëri-tjetrin. Tre muaj më vonë, ata u zhvendoseshin në Spanjë.

Ajo tha: “Gjithmonë e kam pëlqyer seksin, por ish-të dashurit e mi  nuk kanë qenë aktivë në dhomën e gjumit. “Më pas takova Shawn dhe ai nxori në pah anën time më të egër.” Kur u zhvendosën për herë të parë, çifti filloi të eksperimentonte me çifte të tjera që takuan përmes aplikacioneve në celular.

Në fundjavë, ata shkonin në festa seksi ndërsa fëmijët ishin në shtëpi me një dado dhe Lana thotë se flinte deri në tetë persona gjatë një nate, raporton abcnews.al

“Gjatë javës, ne ishim mësues të respektuar dhe në fundjavë, ne “tërboheshim.” Që nga fillimi i lidhjes së tyre, Lana thotë se ka fjetur me 250 burra dhe rreth 40 gra gjithashtu por numri i Shawn nuk është aq i lartë pasi ai preferon të bëjë seks vetëm me një person në të njëjtën kohë.

Duke e cilësuar veten si “të çmendur pas seksit”, ajo shtoi: “Nuk më vjen turp. Pse duhet?” “Unë fle me pesë burra në javë dhe i fejuari im e pëlqen këtë! Ndihem shumë me fat.”

Megjithatë, pandemia ndryshoi gjithçka për çiftin pasi ata nuk mund të shkonin më në festa seksi. Pasi dëgjoi për njerëzit që fitonin para në OnlyFans, Lana kërkoi të bëhej instruktore seksi dhe filloi të filmonte video seksi me Shawn.

Çifti filmon një video në javë dhe fitojnë 9,262 dollarë në muaj. Brenda vitit të ardhshëm, Lana vlerëson se do të fitojë 105,852 dollarë falë videove dhe stërvitjeve private që ajo ofron për të ndihmuar burrat të mësojnë se si të kënaqin gratë.

Tashmë Lana është e fokusuar në biznesin e ri megjithëse nuk e ka përjashtuar mundësinë që një ditë t’i rikthehet përsëri profesionit të mësueses.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!