Historia e mekanizatorit nga Kukësi, Doçi: Kujdesem për makineritë, kërkojnë shumë mirëmbajtje

schedule20:25 - 22 Shkurt, 2025

schedule 20:25 - 22 Shkurt, 2025

Vetëm ndezja e mjetit është proces pune më vete. Eduart Doçin, njërin prej mekanizatorëve të rinj të Kukësit e gjejmë në ara. Është sezoni i punimit të tokës dhe përgatitjes për mbjellat e pranverës. Plugimi sipas tij është procesi më i vështirë për një mekanizator.

Eduarti thotë se traktori dhe makineritë kërkojnë mirëmbajtje, ndaj kujdeset mirë për të.

Por si çdo punë me mjete të rënda, edhe puna me traktor është e vështirë dhe shpeshherë vë në rrezik jetën, nëse nuk zbaton rregullat e sigurimit teknik.

Fermerët e kërkojnë në çdo kohë për të punuar tokat e tyre. Eduarti thotë se ndahen të kënaqur, por ka raste që mungesa e cilësisë së farave e pesticideve, bima nuk mbin duke lënë arat djerrë edhe pse I bën shërbimet.

Eduart Doçi ishte vetëm 10 vjeç kur ka hipur për herë të parë në një traktor. Thotë se ndiqte të atin e tij dhe ashtu mësoi zanatin e punon prej 20 vitesh.

Është një punë e vështirë me orar e pa orar, por Eduarti e ka pasion.

Jo vetëm traktorin, por Eduarti ka edhe mjete të tjera bujqësore e makineri të rënda. Të gjitha i ka mësuar dhe punon me të, natyrisht secila prej makinerive ka specifikat e veta.

Përkushtimi ndaj punës dhe cilësia e saj e ka bërë të njohur Eduartin, ndaj në çdo kohë ka telefonata për punë.

Si çdo profesion, ka edhe deficite, kjo nga defektet që japin mjete të tilla dhe kostot e riparimeve, që një pjesë nuk mbulon shpenzimet.

Gjithsesi Eduarti nuk ka menduar të ndërrojë profesion. Si pjesa më e madhe e të rinjve të Kukësit, edhe Eduarti ishte emigrant në Angli, aty ku punoi e qëndroi për tre vite, për t’u kthyer sërish në vendlindje. Thotë se në vendin tën mund të punohet e jetohet më mirë.

Prej disa kohësh sipërfaqja e tokës bujqësore e punueshme po vjen e tkurret e nuk punohet më si më përpara.

Eduarti thotë se kostot bëjnë diferencën, ndaj pjesa më e madhe e qytetarëve të Kukësit, tashmë produktet bujqësore I marrin të gatshme në Kosovë.

Fragmentarizimi i tokës dhe rënie e sipërfaqes së tokës së punueshme sjell vështirësitë edhe për t’i punuar sipërfaqe të tilla.

Eduarti është një ndër mekanizatorët e rregullt dhe fermer në të njëjtën kohë. Ka aplikuar dhe përfituar nga skemat mbështetëse në fushën e mekanikës dhe bujqësisë, por sërish problemet e mbartura ndër vite që kanë të bëjnë me mungesën e titujve të pronësisë janë kushtëzim për të përfituar nga një pjesë e mirë e skemave mbështetëse.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!