Historia e Maramit të vogël nga Siria, e cila jeton prej njëmbëdhjetë vitesh në hijen e luftës

schedule19:40 - 15 Mars, 2022

schedule 19:40 - 15 Mars, 2022

Dhjetë vjet pas fillimit të luftës në Siri, dhuna dhe zhvendosja vazhdojnë të rrezikojnë jetën e fëmijëve. Vetëm dje, tre fëmijë u vranë nga një mjet ushtarak që nuk kishte shpërthyer në Aleppo, sipas UNICEF.

Në një kohë kur çdo sekondë një fëmijë në Ukrainë bëhet refugjat (shifrat e UNICEF-it), me situatën që po përkeqësohet vazhdimisht, gjërat mbeten zemërthyese edhe për Sirinë. Më shumë se 14.6 milionë sirianë kanë nevojë për mbështetje, duke përfshirë 5.3 milionë të zhvendosur brenda vendit.

“Fëmijët në Siri kanë përjetuar vetëm luftën”

Vetëm në vitin 2021, rreth 900 fëmijë u vranë ose u plagosën në Siri. Së bashku me ta, numri i përgjithshëm i personave të vdekur apo të plagosur që nga fillimi i krizës arrin në 13 mijë fëmijë.

“Pothuajse 5 milionë fëmijë kanë lindur në Siri nga viti 2011 e në vazhdim. Gjithçka që ata dinë është lufta dhe grindje. Në shumë pjesë të Sirisë, ata vazhdojnë të jetojnë me frikën e dhunës, minave tokësore dhe armëve që kanë mbetur të papërdorura ose të pashpërthyera ”, tha Bo Viktor Nylund, ambasadori i UNICEF-it në vend.

Kriza në Siri vazhdon të ndikojë shumë në psikologjinë, por edhe shëndetin fizik të fëmijëve. Vetëm vitin e kaluar, një në tre fëmijë shfaqi shenja të problemeve psikologjik, duke përfshirë sulme ankthi, trishtim, lodhje ose probleme me gjumin.

Ndërsa shifrat e UNICEF-it janë të paqarta, veçanërisht për fëmijët me aftësi të kufizuara, është e vetëkuptueshme se ata kanë edhe probleme me shëndetin. Për familjet e tyre, si për shumicën në vend, mundësitë e kufizuara të punësimit, çmimet gjithnjë në rritje, nivelet e varfërisë dhe mungesat e mallrave dhe shërbimeve bazë janë sfida të rëndësishme për kujdesin ndaj fëmijëve, shkruan abcnews.al

“Jam i lumtur që mund të kthehem në shkollë, të luaj me miqtë e mi dhe të mësoj gjëra të reja,” tha Azzam, 12 vjeç, i cili humbi njërën nga këmbët e tij. Sot ai ndjek mësimet në shkollat ​​e mbështetura nga UNICEF në vend.

Historia e Maramit

“Nëse ha perime, a do të më rritet këmba?”, e pyeti mamin Maram nga Siria. “Ajo ishte shumë e vogël kur ndodhi dhe përpiqesha të ruaja qetësinë sa herë që më kërkonte”, kujton nëna e vajzës që humbi këmbën në moshën 4-vjeçare nga bombardimet në qytetin e tyre.

Sakaq, vajza mungonte në mësime, pasi shumë fëmijë e tallnin sepse përdorte paterica.

Pasi ka marrë një protezë dhe ka filluar mësimet në qendrën e mbështetjes së fëmijëve të UNICEF-it në Aleppo të Sirisë, e vogla Maram buzëqesh sërish. Ajo ndihet e sigurt dhe e emocionuar për shkollën. “Më pëlqen mënyra se si na trajtojnë vullnetarët tanë. Ata janë miqësorë dhe shumë të gatshëm”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!