Historia e kishave mesjetare e përmbledhur në një libër nga Aleksandër Meksi

schedule16:34 - 30 Qershor, 2022

schedule 16:34 - 30 Qershor, 2022

Nga Leontina Nika

Historia e arkitektura e Kishave të Shqipërisë-e, shek. IV-XV”, vjen e përmbledhur në një libër nga arkeologu dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Aleksandër Meksi, i cili gjatë promovimit të librit fjalën e tij e nis me një ironi

Në këtë libër falë kërkimeve arkeologjike të 30 viteve të fundit pasurohen detaje mbi objektet e kultit të cilat krahas tipologjisë së njëjtë në mesjetë.

Meksi e vë theksin edhe te veçantia unikale e kishës së Mesopotamit.

Në këtë libër jepet qartë paraqitje e ndërtimeve të kultit të krishterë që ruhen në territorin e sotëm të Shqipërisë përfshirë dhe ato të dala nga gërmimet arkeologjike mbështetur edhe në studimet e historianeve të arkitekturës dhe arkeologëve vendas e te huaj, me synimin e një njohje më te mirë e më te plote nga të interesuarit për trashëgiminë dhe historinë e këtyre shekujve edhe me të dhënat më të fundit.

Libri është ilustruar edhe me 450 (foto e vizatime) dhe është pajisur dhe me një përmbledhje në gjuhën angleze./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!