Historia e gjeniut 11-vjeçar me një memorie “të frikshme”

schedule09:09 - 21 Janar, 2021

schedule 09:09 - 21 Janar, 2021

11-vjeçari nga Tirana, Anxhelo Yzeiri që ka tërhequr vëmendjen për inteligjencën e tij përtej normales. Edhe pse në një moshë kaq të re, Anxhelo zotëron informacione që dhe një i rritur mund të mos i dijë kaq mirë. 11-vjeçari ishte i ftuar së bashku me të atin, Denisin në studion e “Abc-së së mëngjesit”.

Këto gjëra i di që 5-vjeç. I kemi dhe me fakte në Youtube. Anxhelo nuk është se lexon nga mëngjesi deri në darkë. Argëtohet dhe luan me shokët.”, tha i ati, ndërsa Anxhelo shtoi se drejtori i shkollës e dërgonte në klasat e 7-ta për të marrë njohuri për historinë dhe gjeografinë.

Por 11-vjeçari ndodhet në gjendje të vështirë ekonomike. I ati u shpreh se prej disa kohësh është pa punë dhe në pamundësi të një strehe. Në një lidhje me Skype, Edison Zanaj nga Drejtoria e Shërbimit Social njoftoi se bashkia do të japë bonus qiraje për familjen e Anxhelos.

Do të bëjmë çmos që familja të sistemohet, do të vijojmë me plotësimin e dokumenteve dhe procedurave ligjore për të marrë miratim për pjesën e subvencionimit të qirasë.“, u shpreh ai. Gjithashtu, gazetarja Romina Braho njoftoi se dhe ministria e Arsimit do t’i dhurojë pajisje teknologjike për mësimet dhe internet falas për një vit. /abcnews.al