Historia e gjakmarrjes, Eduard Kësolla mori hakun e të atit: Ishte 4 vjeç kur ia vrau familja Tonaj

schedule20:13 - 14 Shkurt, 2022

schedule 20:13 - 14 Shkurt, 2022

Eduard Kësolla ishte vetëm 4 vjeç kur i vranë të atin, Palin në vitin 1996. Pas 26 vitesh ai merr hak ndaj Prekës djalit të familjes Tonaj në Grudë të Re.

Policia e Shkodrës pas dëshmive të banorëve dhe klientëve të lokalit, këtë pasdite arrestoi 30 vjeçarin si autorin e dyshuar të vrasjes.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në një lokal. Burimet tregojnë se Kësolla e ka kryer i vetëm krimin. Në momentin që është futur në lokal ai u ka kërkuar personave të tjerë të  largoheshin dhe ka qëndruar drejt objektivit të tij duke i thënë: Ti e di që na ke borxh.

Sakaq, siç mëson gazetari Simon Shkreli 30-vjeçari e ka mohuar krimin në policinë e Shkodrës, por i janë gjetur gjurmë baruti në duar.

Familja Kësollo dhe Tonaj ishin në hakmarrje. Vite më parë Prekës i kanë vrarë dy vëllezër Nikollën dhe Zekun. Nikollën në kohën e komunizmit e ka vrarë në burg Pal Kësolla. Familja Tonaj në 1996 e mori gjakun dhe vrau Palin. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!