Historia e errët e sindikatave/ Ngjallnin shpresë në 1990. U pasuruan me prona publike nga qeveria Berisha

schedule15:28 - 1 Maj, 2023

schedule 15:28 - 1 Maj, 2023

Në muajt e parë të demokracisë, punëtorët shqiptarë përjetuan kalimin nga Bashkimet Profesionale te Sindikatat e para.

Nga krijesat amorfe të socializmit, shoqëria po njihte sindikatat, të cilat ndezën shpresa duke shfaqur një aksion të panjohur deri në atë kohë: mbrojtjen e punëtoreve nga vetë punëtorët dhe kundërvënia ndaj shkelësve të të drejtave të tyre.

Sindikatat e muajve të parë të demokracisë, morën shpejt ngjyra politike.

Ato u përfshinë në lëvizje që rrëzuan dy qeveri në vitin 1991, të parën të drejtuar nga Fatos Nano e të dytën të Ylli Bufit.

Sali Berisha konsolidoi pushtetin në vitin 1992, dhe të parët që kompensoi dhe kënaqi ishtin pikërisht këta drejtues sindikatash që kishin filluar të kishin gisht në diktimin e pushtetit.

Berisha ju dha sindikalistëve dhjetra prona të rëndësishme, që në komunizëm kishin shërbyer si shtëpi pushimi apo qendra kulture të Bashkimeve Profesionale. Ato ishin kryesisht godina të mëdha në pikat më turistike të Shqipërisë, ose objekte në qendrat e qyteteve.

Pavarësisht ndërrimeve të qeverive, këta drejtues sindindikatash u zhdukën, duke përfaqësuar pak ose aspak interesin e punëtorëve të Shqipërisë.

Por në krahun tjetër nuk lanë gurë pa lëvizur për interesin e tyre.

Hije të mëdha abuzimi fshihet tek përvetësimi dhe tjetërsimi i këtyre pronave, që edhe sot, ose janë privatizuar, ose janë shitur, ose janë dhënë me qera nga sindikatat tek persona që nuk kanë asnjë lidhje me origjinën e pronave.

Sindikalistët e pasuruar e të rehatuar, e lanë të qetë Berishën, e pastaj lanë të qetë edhe qeveritë e tjera në vijim, e në këmbim qeveritë i lanë te qetë ata të bënin para me prona të marra dhuratë nga pushteti.

Antikomunistët nën petkun e sindikalistëve e braktisën punëtorin shqiptar, madje ata guxuan që të dilnin kundër të përndjekurve.

Disa nga këta sindikalistë, i quajtën  komunistë këta ish të përndjekur që në vitin 2012,  që shkuan deri në vetdjegje apo vetëflijim si protestë ndaj qeverisë demokratike.

Sot asgjë s’ka ndryshuar. Sindikalistët e ditëve të para të pluralizmit janë persona të pasur, pasuri e siguruar në rrugë të paqarta, që mund të kenë bërë apo të bëjnë gjithcka tjetër, vecse të mbrojnë punëtorët dhe të drejtat e tyre. Dhe me krenari mbrojnë veprën e tyre nëpër botë, si Gëzim Kalaja që na flet nga Amerika për vdekjen e asaj që ai dhe kolegët e tij duhet ta mbanin gjallë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!