Historia e errët e një klouni, ‘Joker’ nominohet në 11 kategori

schedule09:39 - 10 Janar, 2020

schedule 09:39 - 10 Janar, 2020

Është historia e errët e klounit Arthur, një figurë kontraverse, ajo që ka marrë numrin me të madh të nominimeve nga akademia britanike e filmit dhe arteve të  televizionit, e njohur ndryshe si BAFTA.

Me regji nga Todd Phillips, dhe protagonist Joaquin Phoenix, “Joker” është pretendent për 11 çmime, përfshirë aktorin më të mirë.

Irlandezi Martin Scorsese, edhe pse nuk mori asnjë Golden Globe, ka marrë 10 nominime BAFTA.

“Na ishte një herë në Hollywood” i Quentin Tarantino me protagonistë Brad Pitt dhe Leonardo DiCaprio është gjithashtu në garë për 10 çmime.

Filmi më i mirë i Golden Globe, “1917” një dramë e bazuar në ngjarjet e luftës së parë botërore ka marrë 9 nominime.

Katër filmat e mësipërm do të konkurrojnë fort me komedinë e regjisorit koreanojugor Bong Joon-ho “Parasite” për kategorinë e filmit më të mirë dhe regjinë më të mirë më dy shkurt në Londër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!