Magjia e rreme që ofron droga, është karremi që i çon drejtë një rruge pa krye ata që zgjedhin ta provojnë.
Xhoi e nisi drogën që në kohën kur ishte gjimnaziste.
Mendonte se përdorimi i drogërave tek ajo nuk do të krijonte varësi, deri sa provoi heroinën.
Që e vogël problemet me ankthin dhe depresionin kanë qenë vazhdimisht prezente në jetën e saj, deri sa kulmuan në një tentativë për ti dhënë fund jetës. Ai ishte dhe momenti që vendosi të tregohej e sinqertë me prindërit për rrugën që kishte marrë.
Tre vite më parë jeta e saj mori kthesën e shumëpritur. Lajmi se do të bëhej nënë e bëri që të largohet përfundimisht nga droga.
Pavarësisht jetës së errët dhe kalvarit të gjatë të vuajtjeve që i është dashur të kalojë, në moshë shumë të re, sot ajo e ndjen veten me fat.
/abcnews.al/