Historia e djalit autiko-epileptik, 1 vit pa kriza, si kujdesi i xhaxhait dhe stërvitja në kick-boks po i ndryshon jetën

schedule09:46 - 23 Janar, 2023

schedule 09:46 - 23 Janar, 2023

Historia e Ervin Kananit nuk është e panjohur për publikun. Ai është një djalë sëmurë epileptiko-autik, i cili ngeli mes katër rrugëve pas vdekjeve të prindërve dhe që nga ai moment për të po kujdeset xhaxhai, Gjergj Kanani.

Mirëpo, falë kësaj përkujdesje, Ervini ka arritur një përmirësim të pabesueshëm, madje nuk ka prej muajsh shenja epilepsie. Ai gjithashtu ka filluar një jetë normale, duke ndjekur edhe sportin e kick-boks.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, bashkë me xhaxhain dhe trajnerin Frenkli Myftari, ata së bashku kanë treguar përmirësimin e tij të vazhueshëm.

“Janë bërë 4 kura me sërume të ndjekura në kohë, i është bërë një ndërhyrhje në tru me laser në Stamboll, që ishte shumë e thjeshtë. Për shkak të epilepsisë, Ervini ka pasur një njollë në tru dhe iu bë analiza e gjenetikës, të gjitha llojet, rezonancë, skaner dhe u arrit përfundimin që ka një njollë dhe kjo njollë shkrihet me laser. U arrit qëllimi dhe zgjati diku 38 minuta si situatë. Tani për 6 muaj tha Doktori çlirimi i Ervinit do të jetë i pastër. Tani nuk ka edhe kriza epilepsie. Situata emocionale, trajtimi me kura, qendrimi afër, palestra kanë ndikuar shumë”, tha xhaxhai.

“Unë e kam me kënaqësi të punojë me njerëz si Ervini sepse kick-boks përveç se aktivizon gjithë muskujt, aktivizon edhe një pjesë të trurit. Kick-boks tregon teknikë, kombinime, ushtrime të ndryshme dhe kjo e ka ndihmuar shumë Ervinin për krahun e majtë që e ka pasur problem.

Ne bëjmë shumë fortë ushtrime fizike, ushtrime izometrike, ushtrime force që ndikojnë pozitivisht në trupin e Ervinit”, u shpreh trajneri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!