Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Historia e diplomacisë se vaksinave në Europen Lindore

schedule11:27 - 2 Prill, 2021

schedule 11:27 - 2 Prill, 2021

Nga Emma Beswick, euronews

Për shumë vende në Europën Lindore dhe Ballkanin Perëndimor, dilemat për t’u vaksinuar kundër Covid janë krahasuar me ato që kanë ekzistuar gjatë Luftës së Ftohtë.

Por cila është vaksina më e mirë?

 A rrezikojnë vendet të dëmtojnë marrëdhëniet me Perëndimin nëse i kërkojnë Rusisë dozat e munguara?

“Ajo që më pëlqen në lidhje me Luftën e Ftohtë janë pasojat më të thella ideologjike, sepse diplomacia e vaksinave ka të bëjë më shumë me vlerat sesa me vaksinat,”  tha Allison Carragher, një studiuese në Carnegie Europe, për Euronews.

Specialistja në Ballkanin Perëndimor dhe vendet e ish-Jugosllavisë mendon se vendet e Europës Lindore kanë 2 zgjidhje se ku mund të marrin dozat e tyre  pas një “përplasje të dy sistemeve të vlerave”, vaksinat kineze dhe ruse në njërën anë dhe vaksinat perëndimore anën tjetër.

“Kjo nuk ka të bëjë vetëm me fuqinë ose vullnetin e mirë gjeopolitik, por ka të bëjë me faktin se cilat janë vlerat që qëndrojnë në themel të këtyre programeve të vaksinave,” shtoi ajo.

Por ekziston një spektër më i gjerë i protagonistëve kryesorë sesa kishte gjatë Luftës së Ftohtë, me disa vende që i janë drejtuar  Kinës për ndihmë.

Vendet preferojnë  vaksinat nga aleatët e tyre politikë, por gjithashtu duhet të kemi parasysh se efikasiteti i vaksinave është gjithashtu një dimension i rëndësishëm.

Dilema e vaksinës ruse: ‘Provat shkencore janë ato që kanë më tepër rëndësi

Rusia ishte e para që hapi garën e vaksinave kundër COVID, duke deklaruar se kishte zhvilluar një vaksinë  në gusht 2020, por shumë shkencëtarë në vend dhe jashtë vendit vunë në dyshim vendimin për ta miratuar para provave të Fazës 3, të cilat normalisht zgjasin me muaj dhe përfshijnë mijëra njerëz.

Dhe pikërisht ishte kjo arsyeja pse shumë vende “preferuan vaksinat perëndimore në fillim … sepse provat shkencore kanë një rëndësi të madhe”.

Por kur disa vende në Europën Lindore dhe Ballkanin Perëndimor  vunë re se vaksina ruse dhe ajo kineze  ishin më të lehta për tu marrë, filluan të ndryshojnë qasje. Në të vërtetë, edhe disa vende të BE-së kanë miratuar përdorimin e Sputnik V para aprovimit nga rregullatori i barnave të BE-së, Hungaria  dhe Sllovakia ishin të parat që morën dozat e vaksinës ruse, raporton abcnews.al

“Gjermania gjithashtu ka konsideruar prodhimin e vaksinës Sputnik V, duke theksuar faktin  se është në interesin e të gjithëve për të vaksinuar sa më shumë persona në Europë  dhe rreth Europës.

Por, pa marrë parasysh se sa e madhe është nevoja për vaksina, disa ish-vende sovjetike nuk kanë qenë në gjendje të lënë pas konfliktet e së kaluarës me Moskën, si Ukraina.

Ukraina nuk do të dëshironte të ishte e varur nga armiku i saj – këto vende janë në luftë dhe pavarësisht situatës, ato nuk kanë besim te njëra-tjetra. Aq sa Ukraina ka nisur një peticion kundër vaksinës ruse “sepse  shihet si një kërcënim i sigurisë kombëtare.”

Lufta midis Rusisë dhe Gjeorgjisë është gjithashtu e freskët në mendjet e qytetarëve në Gjeorgji, sipas ekspertëve gjë që bën që vendi të kërkojë vaksinat kineze. Ndërsa presidentja aktuale e Moldavisë është shumë pro-europiane, ajo nuk dëshiron të ketë probleme as me Rusinë, kështu që mund të blejë disa doza nga Sputnik V.

Në anën tjetër të medaljes, Bjellorusia ka mirëpritur përdorimin e vaksinës Sputnik V, pasi ata nuk kanë asgjë për të humbur.

Ndërsa opozitarja, Sviatlana Tsikhanouskaya, ka qenë duke negociuar për të marrë vaksinat perëndimore për popullin bjellorus,  veprimet e saj do të mbeten simbolike pasi regjimi në Bjellorusi nuk ka gjasa t’i pranojë ato.

Donacionet ndërmjet vendeve – janë politike

Marrëdhëniet gjeopolitike midis vendeve janë gjithashtu në lojë kur bëhet fjalë për kombet që dhurojnë doza për ata në nevojë.

Serbia është një nga vendet kryesorë në botë, e cila ka thënë se donacioni i vaksinave  nuk ishte  çështje politike. Presidenti Aleksandar Vucic tha për Euronews se “disa vaksina që vinin nga Lindja ishin edhe më të sigurta se ato që morëm nga Perëndimi”.

Eksperti i Ballkanit Perëndimor ka deklaruar se  presidenti serb ka treguar zgjuarsi  në diplomacinë e vaksinave, duke punuar me Europën, SHBA-në, Kinën dhe Rusinë.

Ai ka dhuruar vaksina brenda rajonit veçanërisht për Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Bosnjën – duke filluar nga pala me shumicë serbe, si dhe duke dërguar vaksina për popullatën serbe në Kosovë, raporton abcnews.al

Por Aleksandar Vucic është gjithashtu një nga udhëheqësit rajonalë në krye të këtij projekti dhe propozimit mini Shengen, për të cilin disa nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor mbeten shumë skeptikë .

Nga ana tjetër, Serbia ka “bërë disa lojëra gjeopolitike brenda vendit ” duke bashkëpunuar me Kinën dhe Rusinë ndërsa ishte një kandidate për anëtarësim në BE, e cila mund të kishte rritur shqetësimet  për të kuptuar drejtimin politik të vendit – në krahët e Brukselit, Moskës ose Pekinit.

Marrëdhënia me BE-në

Skema e vaksinimit e Komisionit Europian është kritikuar vazhdimisht për shpërndarjen e saj të ngadaltë.

Për këtë arsye, vendimet e disa qeverive të Europës Lindore për të vepruar  jashtë udhëzimeve të EMA-s do të ndikojnë negativisht në pozitën e tyre në bllok ose pranimin në union.

Në Ballkanin Perëndimor, shumë vende nuk janë pjesë e  COVAX.

Shqipëria dhe Mali i Zi ishin të palëkundur në qëndrimin e tyre me Perëndimin, duke kërkuar vaksina nga BE, dhe duke qenë më serioze ose të përkushtuar për të qenë më pranë NATO-s, BE-së dhe vendeve perëndimore, raporton abcnews.al

Ndërsa një vend si Serbia ka qenë plotësisht i gatshëm të bashkëpunojë me këdo që mund t’i shërbejë më së miri agjendës së tij të brendshme. Rajoni i Ballkanit Perëndimor është  lënë mënjanë nga BE dhe pandemia ka shërbyer vetëm për të përkeqësuar marrëdhënien mes tyre,  jo vetëm në drejtim të diplomacisë së vaksinave, por edhe të shpenzimeve të mëdha fiskale për të rimëkëmbur ekonominë.

‘Çfarë ndodh në Vegas, mbetet në Vegas’

Ndërsa diplomacia e vaksinave mund të duket si një temë e nxehtë në kontekstin e pandemisë, ekspertët mendojnë se çdo gjë do të harrohet me kohën.

Ata janë optimistë për skemën e BE-së në Europën Lindore dhe Ballkanin Perëndimor pasi blloku ka blerë kaq shumë doza, por duhen te jenë premtime konkrete, veçanërisht kur bëhet fjalë për pjesën Lindore, të cilës BE nuk i ka kushtuar vëmendjen e duhur.

Zgjedhja se cila vaksinë duhet të aprovohet nuk është i vetmi problem që mund të ndikojë te vendet. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me faktin se kush do të ketë mundësinë të sigurojë vaksinën këtë vit.

Ndërsa  ekspertët mendojnë se gjeopolitika ka luajtur një rol në blerjen e vaksinave në Lindje, ata thonë se kjo nuk ishte e vetmja konsideratë për vendet që po përballen me një sëmundje vdekjeprurëse.

Pjesërisht, ato vendime janë vetëm pjesë e presioneve demokratike dhe presionit për të shpëtuar sa më shumë jetë. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!