Historia e çiftit të mësuesve/ U njohën në gjimnazin ku punuan e shërbyen për 44 vite

schedule20:18 - 8 Mars, 2025

schedule 20:18 - 8 Mars, 2025

LAÇ- Për çiftin e mësuesve tashmë të dalë në pension, Lulzim dhe Izota Avdyli, 7 marsi është një ditë e rëndësishme. Ata e kujtojnë me krenari momentin e parë që kanë nisur punën dhe emocionet që kanë përjetuar deri në ditën e fundit.

Çifti ka filluar karrierën e tyre në shkollën e mesme të Laçit, ku u njohën, u dashuruan dhe krijuan familje.

Traditën në mësimdhënie e kanë përcjellë edhe tek dy vajzat e tyre, të cilat janë mesuese jashtë vendit.

Edhe pse në pension, Izota e vazhdoi mësimdhënien në shkolla private. Kujton kur ishte fare e re dhe nisi punën në 1976, falë një drejtuesi që e mbështeti dhe e rriti profesionalisht.

Ndërsa Lulëzimi kujton i emocionuar që ende sot e kësaj dite, gëzon respektin e ish nxënësve të cilët nuk harrojnë kurrë ta urojnë. Në fund, përcjellin edhe një mesazh zemre për të gjithë arsimtarët, të rinj e të vjetër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!