Historia e bukur e dashurisë/ Këngëtarja e mori në klip, valltarja nga Tropoja i rrëmbeu zemrën të birit

schedule09:05 - 4 Korrik, 2023

schedule 09:05 - 4 Korrik, 2023

Jorida Gocaj dhe Bes Matoshi janë një ndër çiftet më të bukur dhe me një histori të veçantë dashurie.

Në një lidhje me Skype nga New York për “ABC e Mëngjesit”, ata kanë zbuluar se gjithçka ka nisur pasi Jorida ishte valltare në videoklipin e nënës së Besit, Vitore Matoshit.

Duket si një histori nëpër filma, po që ky moment ka shënjuar jetën e dyshes, por jo vetëm dhe të nënës së tyre, e cila është shumë e lumtur për të birin.

Jam e sigurt që më përpara nuk kishte asnjë lloj njohje mes tyre dhe ishte dita e parë që këta u panë me njëri-tjetrin dhe aty ndodhi ajo shkëndija e parë. Në rreshtin e gjithë atyre gocave të bukura me të vërtetë, Zanave Tropojane, ishte Çika e Kurorës, Jorinda që ja mori zemrën këtij princit këtu. Koreografi tha faktikisht që kjo ishte valltarja e parë dhe kur i vura kurorën në kokë diçka ma bëri te zemra.

Faktikisht, Besi jetonte asokohe në Suedi dhe kishte ardh në Shqipëri për pushime dhe erdhi enkas për t’i bërë foto mamit gjatë klipit”, tha nëna.

Patjetër që më ra në sy, cilësitë si valltare, si paraqitje, si gjithçka. Aq më tepër dhe ‘zoom’ aparatit na ndihmojë shumë”, u shpreh Besi duke qeshur.

E gjithë ideja ime ishte që të ‘mbaroja punë’, të mbaronim klipin dhe kaq. Po aty pash një djalë, që më bëri shumë përshtypje, mënyra se si kujdesej për mamin e vetë, mënyra se si i mbante fustanet, mënyra se si e pastronte kur bëhej pis, ose diçka. Të jem e sinqertë, më ka bërë shumë përshtypje xhentilesa”, rrëfeu Jorida./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!