“Histori të parrëfyera” në Kuvendin e Shqipërisë, Nikolla për ABC: Ndryshime në ligj, të ndalohet dhuna ndaj grave

schedule13:58 - 14 Dhjetor, 2022

schedule 13:58 - 14 Dhjetor, 2022

“Histori të parrëfyera”, është nisma e Kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla dhe e Institutit Parlamentar për ndalimin dhe parandalimin e dhunës ndaj vajzave dhe grave në Shqipëri.

Në kuadër të kësaj nisme, sot u zhvillua në Kuvend aktiviteti kundër dhunës me bazë gjinore “Histori të parrëfyera”. Kjo veprimtari organizohet në përfundim të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore.

Në një interviste për gazetaren e Abc Esiona Konomi, Nikolla bëri me dije se do të bëhen ndryshime në ligj, në mënyrë që të parandalohet dhuna në familje me bazë gjinore.

Kryetarja  e Kuvendit pohoi se do të ngrihet një korpus i posaçëm për raportimin dhe regjistrimin e rasteve të dhunës ndaj vajzave dhe grave, ndërsa tha tha se një hap i tillë për shoqërinë shqiptare, pasi shifrat nga raporti për dhunën në familje janë alarmante.

Një në dy gra në Shqipëri kanë provuar të paktën një herë në jetë dhunë në familje, teksa vërehet një hallkë në lidhje me koordinimin e institucioneve për të trajtuar çështjet e dhunës.

Ndër të tjera Nikolla tha se ndryshimet në ligj parashikojnë përkrahje ekonomike për gratë e dhunuara. Në fund Nikolla u bëri thirrje medieve të kontribuojnë në këtë nismë për të parandaluar dhunën./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!