Memoria ime është shumë e mirë. Por kur përdora Instagramin, fillova të kisha probleme sepse nuk mbaja mend. Kështu, vendosa t’i përdor sa më rrallë rrjetet sociale.
Por shtrirja e vëmendjes time, sjellja, sytë, gjumi, janë ende duke u degraduar nga teknologjia tjetër dhe varësia ime ndaj saj. Në jetën time pandemike, teknologjiaështë një litar shpëtimi. 90% e jetës time sociale dhe të punës ndodh në njërën nga katër ekranet.
Po flirtoj me idenë e heqjes dorë nga rrjetet sociale dhe kjo mbase nga…mesazhet. Unë jam e hipnotizuar nga njerëz si Justine Haupt, një inxhiniere e komunikimit kuantik që nuk ka pasur kurrë një smartphone. Ajo gjithashtu krijon dhe shet celularë rrotullues. Po, mirë e lexuat. Celularë rrotullues.
Si do të ishte jeta ime nëse do u kthehesha mënyrave të vjetra të komunikimit. Për vete, por edhe për ju, kërkova për njerëz që tashmë jetojnë pa rrjete sociale dhe këtu po ndajmë disa histori.
Morgan Richardson, 30 vjeç, infermiere në një njësi Covidi në Los Anxheles.
Unë kam partner, por kur dola në takim, njerëzit menduan se isha një mustak sepse nuk kam rrjete sociale. E di që njerëzit mendojnë se gënjej ose thjesht kam llogari të fshehur. Por jo, unë thjesht nuk kam rrjete sociale. Njerëzit as nuk më pyesin pse.
Gjerat që unë kam qenë në gjendje të arrij brenda një kohe të shkurtër, pa asnjë rrjet social, janë të çmendura. Tani jam në shkollë dhe punoj me kohë të plotë. Po bëhem gati të aplikoj për programet master. Dhe për shkak se nuk kam rrjete sociale, nuk harxhoj as kohë. Unë nuk jam e bombarduar me njerëz që vazhdimisht më marrin kohën. Kam vendosur drejt vetes qëllimet e mia. Unë nuk bëj as blerje online. Nuk kam dëshirë. Nuk bombardohem vazhdimisht me reklama. Nuk marr njoftime në telefon. Asnjë aplikacion nuk kam. Telefoni im dridhet vetëm kur marr mesazhe.
Unë fle më mirë, Hapësira ime, mendoj se është e shkëlqyer. Kam vendosur të studioj shumë dhe të punoj shumë, pa shpërqendrime.
Brian Markowski, 39 vjeç, ekspert i sigurisë kibernetike dhe host i podcastit Sovryn Tech në Portsmouth, New Hampshire.
Unë kam përdorur kompjuter që kur kam qenë 6 vjeç. Jam me fat që kam parë rrugën e revolucionit të kompjuterit tim personale. Që jemi të ndërlidhur me njëri-tjetrin është e shkëlqyer, por ka dhe negativitet brenda. E kuptoni çfarë dua të them? Keni kohë apo vëmendje për të lexuar një libër tjetër? Keni kohë dhe vëmendje të mjaftueshme për të lexuar një artikull?
Kur flisja me njerëz në jetën reale, shumë prej tyre më shohin: “Hej, e pe çfarë tha ky person në Twitter?” ose “ A e patë postimin e tij në Facebook?” Është vërtet tronditëse sepse jeta në internet, në fund të fundit, s’do të thotë asgjë. Nëse unë ju pyes se çfarë ka postuar dikush në Twitter 5 minuta më parë? Askush nuk mund ta mbajë mend.
Duket sikur askush nuk jeton me të vërtetë. Mbaj mend kur isha më i ri dhe nuk doja të dëgjoja gjyshërit, nuk doja të dëgjoja historitë e tyre. Tani, po vdes për t’i dëgjuar historitë e tyre sepse ishin reale. Ata me të vërtetë jetuan dhe bënë gjëra që ishin të paharrueshme, në vend që të mërziteshin dhe të habiteshin vazhdimisht me atë çfarë ndodh në rrjete sociale. Twitter-in unë e hapa në 2010 dhe e lashë në 2020. Kisha rreth 11,000 ndjekës dhe kaloja deri në 5 orë në të. Është një marrëdhënie e keqe. Nuk ka rëndësi se çfarë ishte, thjesht nuk i përdor më dhe jam më i lumtur. Shëndeti im mendor kurrë nuk ka qenë më mirë. Ju gjithashtu do jeni nëse do të largoheni prej tyre.
Meaghan Connaire, 36 vjeç, strehuese qensh në Middletown, New York.
Fshiva Facebook-un dhe Instagramin pas vdekjes së fëmijës tim të vetëm në lindje, më 29 korrik 2017. Unë do të çmendesha nga hidhërimi, po të shihja në rrjetet sociale fëmijë. Kuptova që asgjë në rrjete sociale nuk dot ë më ndihmonte sepse të ashtuquajturat “hapësira të sigurta” janë të mbushura me urrejte, ndërkohë unë kisha nevoje për mirëkuptim dhe rehati. Më pas i diagnostikova me ADHD dhe kjo diagnozë më ndihmoi të kuptoja sesi rrjetet sociale jo vetëm që ndikuan në gjendjen time shpirtërore dhe emocionale, por gjithashtu ishin një fabrikë dopamine për trurin tim. Sapo hoqa dorë nga Facebook, zbulova se isha në gjendje të punoja për higjienën time të gjumit. Mund të lexoja sërish libra dhe të mbaja mend më mirë sesa më parë. Më parë, isha me fat nëse lexoja dy deri në tre libra në vit. Unë jam në gjendje të marr klasa në internet që më interesojnë vërtet, si mitologjia keltike dhe ilaçet bimore.
Aden Capps, 21 vjeç, i diplomuar për gjuhë angleze në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley.
Në kolegj, doja të ulja zhurmën përreth meje. Shumica e miqve të mi kanë rrjete sociale, dhe vetëm një mik i imi ishte si mua. Kishte një telefon rrotullues dhe pa rrjete sociale. Tani nuk e takoj më, por kam pasur marrëdhënie gjatë përdorimit të një telefonit. Duke u rritur, gjatë së cilës fillova të kisha ndjenja për seksin e kundërt, isha krejtësisht i përfshirë në biseda në internet dhe rrjete sociale, Instagram kryesisht. Instagrami ishte mjet për të arritur te vajzat. “Pëlqimet” dhe komentet ishin vërtet domethënëse. Ishte e tmerrshme, sepse paqartësia e një komenti ose e një “pëlqimi” është thjesht e aftë të torturojë njerëzit. Është me të vërtetë një mënyrë e panatyrshme për të vazhduar marrëdhëniet, për mendimin tim. Të takohesh në jetë reale është po aq sfiduese sa ka qenë për babanë tim, mendoj unë. Por e di që është mënyra e duhur për ta bërë. Mendoj se njerëzit tërhiqen më shumë kur takohen personalisht. Është një mënyrë njohjeje e sinqertë dhe e natyrshme. Është gjë e mirë, kur keni dikë përballë jush që ju flet.
Sharon Baldessari, 32 vjeç, punon në shitjet e teknologjisë në NewYork.
Rreth gjashtë muaj më parë, unë hoqa Instagramin nga telefoni im për herë të parë. Çuditërisht, nuk e kam humbur. Gjashtë muajt e parë të pandemisë, Instagrami u bë shpëtimi ynë. Shihja në mënyrë të vazhdueshme mënyrat e mrekullueshme dhe gazmore që njerëzit nuk i linin shpirtrat e tyre të vriteshin. Por kjo ndryshoi në qershor, pikërisht kur u vra George Floyd dhe kur Instagrami u bë zi në solidaritet të Black Lives Matter. Ndjeva një presion të madh për ta postuar, edhe pse nuk e dija se çfarë do të thoshte. Ndjehesha dikur një dorë e padukshme do të më detyronte ta nxirrja atë foto, për ndryshe do të thoshin kësaj nuk i intereson jeta e njerëzve me ngjyrë dhe se isha raciste. E kuptova që ishte absurde dhe refuzova të përcaktohesha si person nga ajo që postova apo jo.
Gjithashtu kuptova, me turp, sa pak njerëz me ngjyrë ndiqja. Atëherë gjeta shumë llogari që u thoshin njerëzve të ndalonin së postuari sheshin e zi! E vlerësova që ky episod më bëri të diversifikoj zërat që po dëgjoja. Por shpejt pas kësaj, fillova të shoh komente të tmerrshme të urrejtjeje në llogaritë e pothuajse çdo figure publike që ndoqa, nëse llogaria ishte një bloger ushqimesh apo një mbretëreshë e fitnesit.
Të gjithë u hodhën kamë kibernetike sepse ose nuk flisnin mjaftueshëm, flisnin shumë ose thoshin gjënë e gabuar për Black Lives Matter. Një influencuese e fitnesit, e cila gjithmonë ka qenë frymëzuese për mua, postoi diçka në mbështetje të Black Lives Matter, pastaj mori një mesazh që uronte që fëmija i saj i palindur të vdiste! Ky ishte ndoshta momenti që Instagrami mori fund për mua. Një muaj pasi lashë duhanin, kam menduar se duhet të kthehem. Fillova të reflektoj mbi motivet e mia. Edhe pse nuk kam qenë kurrë aq popullore në të. Pyeta veten pse gjithçka që bëj duhet të shihet? Pse e ndjej nevojë t’u tregoj njerëzve? Nuk më pëlqente kjo gjë për veten dhe vendosa të mos e përdor më./The Guardian, e.b-abcnews.al