Histori inspiruese, ish-tenistja humbi 53 kilogram për vetëm 18 muaj

schedule19:36 - 16 Maj, 2020

schedule 19:36 - 16 Maj, 2020

Jelena Dokic ka një histori inspiruese. Ish-tenistja e njohur dhe tashmë trajnere në këtë sport ka humbur plot 53 kilogramë në vetëm 18 muaj. Dokic ka rrëfyer sesi ia ka dalë që të arrijë këtë sukses të madh.

“Realiteti është se në jetë, do të kesh gjithmonë histori të vështira, beteja për të fituar, udhëtime që nuk kanë një destinacione final. Unë jam krenare për veten time, ku isha, ku jam, çfarë kam arritur.

Nuk dua të tregohem mendjemadhe dhe të krenohem tepër me arritjen time. Të humbasësh 53kg për 18 muaj është një arritje e madhe, por që të gjithë mund ta bëjnë. Do të vuani, po, mungesa e ushqimit dhe stërvitja e fortë fizike do t’iu marrin shpirtin, por nuk ka sukses pa vuajtje”, u shpreh Jelena Dokic./abcnews.al