Histori frymëzuese, shkrimtarja nga Kruja me aftësi ndryshe ka botuar 14 libra

schedule16:08 - 13 Mars, 2022

schedule 16:08 - 13 Mars, 2022

Nga Ahmet Zani

Elma Rustami nga Kruja ishte 1 vjeç kur pas një sëmundje të rëndë u paralizua dhe flet me vështirësi. Aftësia e kufizuar nuk e mposhti. E nxitur nga i ati ajo u arsimua.

Sipas një sëmundje të rëndë nuk mundi të lëvizë më. Në nëntor bën 44 vjet që nuk lëviz më me këmbët e veta. Fatin më të madh ka pasur, se unë punoj mësues dhe e dërgova në shkollë, 12 vjet në 8 vjeçare dhe gjimnaz. Fati i madh ishte se një ish-mësuese e letërsisë, Ëngjëllushe Kaloshi e përkrahu shumë dhe i tha: Elma duhet të mbahesh fort pas gjuhës dhe letërsisë se rrugë tjetër nuk ke,” tregon i ati Hamit Rustami.

Elma, atë  që nuk shpreh dot me fjalë e shkruan. I ati, Hamit i ka qëndruar pranë dhe i ka plotësuar ëndrrën e saj. Duke I botuar 14 libra.

“Që në klasën e 6 filloi të botojë poezitë e para. Në vitin e tretë botoi librin e parë. Të gjitha librat janë botuar me ekonominë tonë. Elma nuk e ndjen peshën e fatit, sepse jeton jetën mirë. Çdo ditë punon! Po ju them një sekret Elma, punon me një gisht dhe punon në laptop. Ka në dorë një libër shkencor nga ana gjuhësore.”

Me shumë vullnet Elma ka mësuar dhe italisht.

“Më kërkoi të mësonte gjuhën italiane dhe e mësoi për 6 muaj. E këtë libër e ka botuar në italisht në 2012. 44 vjeçarja ka bashkëpunuar dhe me një pedagoge të universitetit. Ka punuar një libër me ese me pedagogen e gjuhë-letërsisë, Gentiana Nishica.”

Elma është lexuese besnike. Librat që ka lexuar nuk numërohen.

“S’ka shkrimtar apo letërsi të gjuhës shqipe të mos e ketë lexuar. Po të shkoj në bibliotekën e Krujës s’ka libër të mos e ketë lexuar. Kam shfrytëzuar bibliotekat e shkollave dhe të shokëve të mi. I kam krijuar dhe një bibliotekë në shtëpi. Kërkon çdo ditë libra të rinj.”

Pas kësaj bisede të këndshme Elma vendosi të na dhurojë një prej botimet më të fundit me poezi./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!