Hiqet tumori përmes…vetullës/ QSUT, kryhet ndërhyrja e rrallë te një 34 vjeçare

schedule15:42 - 8 Janar, 2025

schedule 15:42 - 8 Janar, 2025

Një ndërhyrje e vështirë kirurgjikale është realizuar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në shërbimin e Neurokirurgjisë. Nëpërmjet teknikës mini-invazive përmes vetullës, mjekët i kanë hequr plotësishtë  tumorin në kokë një 34-vjeçareje.

“E veçanta e kësaj është që nuk u përdor rruga klasike e prerjes, por heqja nga vetulla. E cila sjell shërim  të shpejtë, dhimbje minimale dhe më e rëndësishme ajo e heqjes së tumorit.”

Për heqjen e tumorit të Meningioma përdoren disa teknika tregon mjeku Neurokirurg  Artur Xhumari, ndërsa referuar rastit në fjalë kjo teknikë shmangu shenjën pas operacioni si dhe humbjen e nuhatjes te 34 vjeccarja.

“Përzgjidhet në varësi të sëmundjes që ke për tu trajtuar. Kemi 2-3 teknika, në varësi zgjidhet. Por kësaj rradhe duke dasht me heq prerjen e madhe të trurit, zgjodhëm këtë.”

Meningioma është tumor i shpeshtë në vendin tonë, dhe kryesishtë prek femrat. Një dhimbje e shpeshtë kokë nuk duhet neglizhuar thotë mjeku Xhumari, pasi kapja në kohë e sëmundjes lehtëson trajtim e saj.

“E keqja e këtij tumori është shumë problem. E hoqëm në masën 3 cm por, mund të shkoj edhe në 5-6cm. Nëse bëhet 6 cm vjen me shenja  më të mëdha, ngel në shtrat. Është vonë pastaj me përmirësuar situatën….” 

Në një vit në vendin tonë realizohen rreth 1 mijë operacione nga Meningioma.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!