Hiqen tarifat roaming për telefoninë celulare midis Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Europian duke nisur nga viti i ardhshëm. Këtë e bërë të ditur presidentja e komisionit Europian Ursula von der Leyen në konferencën me kryeministrin Edi Rama.
Sipas Von Der Leyen ky është një tjetër hap i rëndësishëm i Shqipërisë në kuadër të integrimit i cili do sjellë një sërë përfitimesh për qytetarët dhe bizneset
“Shembulli im i tretë është roaming në 2023 këtu në Tiranë, ne arritëm një marrëveshje shumë të rëndësishme me operatorët, juve ju kujtohet kjo. Vitin që do të vijë ne do të heqim të gjitha tarifat e roaming midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian dhe kjo është shumë e mirë për bizneset, është shumë e mirë për turizmin dhe veçanërisht është e mirë që t’i sjellim popujt tanë dhe njerëzit tanë së bashku”
Presidentja e Komisionit Europian theksoi se Shqipëria pritet të përfitojë deri në 1 miliardë euro në kuadër të planit të rritjes ndërsa janë disbursuar deri tani rreth 100 milion euro
ju keni bërë një progres shumë të fortë në reformat kyçe. Në sajë të kësaj arritje, unë jam shumë e kënaqur që të them dhënien e 100 milionë eurove dhe tani kemi për ta zbatuar këtë plan, tani që jemi në rrugën e duhur. Kjo është rruga që Shqipëria të aksesojë të gjithë fondin në bazë të Planit të Rritjes, ka afërsisht 1 miliard euro”
Përfitimet nga anëtarësimi në Sistemin Europian të Pagesave (SEPA) pritet të jenë shumë të mëdha në aspektin ekonomik.
“Dy vite më parë, kur ne folëm që Shqipëria do të bëhej pjesë e SEPA, sistemit të pagesave kjo dukej në fakt si një projekt mjaft ambicioz dhe mjaft sfidues, por ju e realizuat atë, e bëtë që të ndodhi ky veprim. Që prej javës së kaluar transferimet e parave midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian janë shumë më të sigurta dhe shumë më të lira. Pra, kjo është në avantazh shumë i madh për qytetarët dhe kompanitë.”, tha ajo.



