Shqipëria ka hequr vizat me Azerbajxhanit. Vendimi ka kaluar në qeveri, me qëllim që lëvizja e qytetarëve mes dy vendeve, të lehtësohet.
Kjo do të ndihmojë shkëmbimet tregtare dhe turizmin. Dakordësia u arrit një muaj më parë, gjatë vizitës së kryeministri Rama në Baku, aty ku i firmos edhe marrëveshja mes dy ministrive tona të jashtme. Marrëdhëniet e 10 viteve të fundit marrëdhëniet mes dy vendeve janë forcuar. Në pak vite Azerbajxhani dhe Shqipëria kanë rritur ndjeshëm shkëmbimet ekonomike dhe ato politike.
Janë realizuar vizitat më të larta shtetërore respektive në Baku dhe Tiranë në nivel Presidentësh dhe kryeministrash. Heqja e vizave reciproke dhe hapja e ambasadave, kanë qenë hapa konkretë drejt forcimit të këtyre marrëdhënieve. Veç rrjetit të transportit të gazit, TAP, tashmë i kryer, kompania shtetërore azere, SOCAR, do të realizojë projektin pilot për gazifikimin e qytetit të Korçës.