Hiqen dhe rikthehen tabelat në shqip/ Maqedoni e Veriut, shkelet kushtetuta që njeh shqipen gjuhë zyrtare

schedule17:14 - 14 Shtator, 2024

schedule 17:14 - 14 Shtator, 2024

Ka qëndruar vetëm pak orë tabela e vendosur të premten në autostraden Bllace shkup, në afërsi të vendkalimit kufitar me Kosovën, me mbishkrimin republika e Maqedonisë së Veriut, në maqedonisht, anglisht dhe frëngjisht, por jo në gjuhën shqipe.

Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se në vend të saj është rikthyer tabela e vjetër, që mban emrin e shtetit të shkuar edhe në shqip. Nuk është ende e qartë se kush ka hequr tabelat me shkrim shqip, apo dhe kush e riktheu ate më pas.

Tendenca për ta hequr gjuhën shqipe nga përdorimi ka nisur që me ardhjen ne pushtet te Qeverisë së re të VMRO-DPMNE. Pjese e kësaj qeveria eshte edhe koalicioni shqiptar, Vlen, që drejtohet nga Arben Taravari, i mbështetur fort nga Albin Kurti.

Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron që paaftësia e koalicionit që po i kthen shqiptarët në vitet ’90.

“Faktin e pamohueshëm që askush nuk i pyet për asgjë dhe janë të demaskuar si tërësisht të paaftë nuk mund t’ia faturojnë as BDI-së e as Frontit Europian. Gjuhën shqipe e gjetet zyrtare, e larguat, flamurin kombëtar e gjetet zyrtar, e larguat edhe nga zyrat e juaja, administratorët i gjetët në punë, i larguat, pakicën shqiptare e gjetet me 30% e bëtë 24%, të gjitha i zhbëtë!”

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese ne maqedonine e veriut, Darko Kostadinovski ka caktuar mbledhje ku do të shqyrtohet për shfuqizimin e tre neneve të gjuhës shqipe nga Ligji për zbatimin e gjuhëve.

Sipas ligjit kushtetues të maqesonisë së veriut në të gjitha organet shtetërore, institucionet qendrore, ndërmarrjet publike, agjencitë, drejtoritë, organizata dhe ente, komisione, përveç gjuhës maqedonase, gjuhe zyrtare është edhe  shqipja e cila flitet nga nje komunitet mbi  normen e parashikuar ligjerisht, 20% e qytetarëve të vendit.

Po ashtu në ligj thuhet se në vendkalimet kufitare të Republikës së Maqedonisë si dhe aeroportet, titujt e institucioneve, mbishkrimet tjera dhe udhërrëfyesit shkruhen në gjuhë maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik si dhe në gjuhën shqipe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!