“Hiqe at dështak, u bë si Panuçi! Sormani i paaftë të drejtojë Partizanin”

schedule11:40 - 10 Qershor, 2020

schedule 11:40 - 10 Qershor, 2020

Edmond Dosti, ish-sulmuesi kampin me Partizanin në vitin 1993, vijon të kritikojë italianin Adolfo Sormani, i cili pas tij është i paaftë dhe duhet shkarkuar nga presidenti Gaz Demi. Dosti nuk ndalet me kaq dhe hedh edhe akuza ndaj trajnerit të “demave të kuq”, madje arrin deri aty sa thotë se do vetëm lekët e Demit, ndaj edhe nuk largohet.

“Zoti Demi vendos dinjitetin tënd në radhë të parë dhe atë të Partizanit, duke e shkarkuar këtë dështak. Çdo ditë që kalon aty është në dëmin tuaj dhe të Partizanit. Mendohu mirë!”, shkruan fillimisht Dosti në llogarinë e tij në “Facebook”.

 

Më tej shton: “Ditën që more ekipin the se objektivi është kupa dhe titulli kampion dhe nuk the se me këta lojtarë nuk fitohet asgjë. Pse, kështu justifikohesh?! Në momentin që ti pranove të drejtosh, do të thotë se kualiteti i lojtareve ishte, por ti nuk ke aftësi për të drejtuar. Je bërë Panuçi Nr. 2, që sa herë humbte thoshte e kanë fajin lojtarët.

Je i vetmi trajner në botë që nuk mbron as lojtarët e tu dhe nuk merr përgjegjësi mbi vete, por ke dashur vetëm lekët e Gaz Demit. Sepse ai besoi tek ty një kontrate 2.5 vjeçare, edhe si dështak që je nuk pranon dorëheqjen sepse të interesojnë vetëm paratë dhe jo Partizani. Turp, turp, turp!”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!